NATO-ja dërgoi ftesë Malit Zi për anëtarësim
Kemi sjell vendimin historik dhe kjo është fitore historike e Malit të Zi. Uroj qeverisë dhe banorëve të Malit të Zi për këtë. Ky hap forcon sigurinë e NATO-së, Malit të Zi dhe Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar sekretari gjeneral I NATO-së Jens Stoltenberg duke iu adresuar opinionit publik pas vendimit të sotshëm të ministrave të punëve të jashtme të Aleancës së NATO-së për të dërguar ftesë Malit Zi për anëtarësim . Stoltenbergu shtoi se “dyert e NATO-së mbesin të hapura vendeve të cilët janë drejt rrugës së afrimit të Aleancës, sikurse Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia të cilët e kanë nisë këtë proces. “Ky është vendimi i gjatë i pritur”, theksoi ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi Igor Llukshiq në konferencën e përbashkët për gazetarë të mbajtur së bashku me Stoltenbergun në selinë e NATO-së në Bruksel. “Kjo nuk është ftesë vetëm Malit të Zi por edhe mesazh i qartë rajonit si hap drejt stabilitetit të tërë të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë shefi i diplomacisë malaziase.
Gjatë adresimit të sekretarit gjeneral të NATO-së dhe ministrit të punëve të jashtme të Malit të Zi është theksuar se vendimi i sotshëm nuk është përfundimi i rrugës dhe se Malin e Zi e presin vazhdimi i reformave në sektorin e mbrojtjes, si dhe në shoqërinë e përgjithshme.”Vendimi i sotshëm nuk ka të bëjë kurrgjë në marrëdhëniet me Rusinë”, ka porosit Stoltenbergu duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarit, se a do të jetë i nevojshëm takimi i përfaqësuesve të NATO-së dhe Rusisë pas vendimit për ftesën Malit të Zi, duke marrë parasysh se Moska ka kundërshtuar anëtarësimin e këtij vendi në NATO. Ka shtuar se çdo komb ka të drejtën sovrane të sjell vendime për fatin e vet. Kryeministri malazias Millo Gjukanoviqi ka vlerësuar se ftesa për anëtarësim të Malit të Zi në NATO”është historik për Malin e Zi”, duke shtuar se”dita e sotshme është më e rëndësishme për Malin e Zi pas referendumit të mbajtur në vitin 2006 për shpalljen e pavarësisë “.
“Mali i Zi hynë në rrethin e vendeve ekskluzive të cilët janë sinonim të civilizimit bashkëkohor. Ftesa është rezultat i punës serioze në realizimin e qëllimeve strategjike të politikës shtetërore, e që është anëtarësimi i plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Kjo është kurora e përpjekjeve shumëvjeçare shtetërore dhe proces i reformave gjithëpërfshirëse filluar në vitin 2006. Saktë para 9 vitesh me pranimin në Partneritet për paqe ia filluam kësaj rruge. Sot kemi drejtë të jemi krenar që për një kohë relativisht të shkurtër kemi fituar besimin e partnerëve dhe kemi marrë ftesën për anëtarësim”, ka përfunduar Millo Gjukanoviqi.