Mësuesi dha shpirtin ndërsa ishte duke i mësuar nxënësit Kur'an
Rijad:
Miliona qytetarë i janë bashkuar Ministrit të Arsimit, Azzam Al-Dahil në ofrimin e ngushëllimeve dhe duav, lutjeve, për mësuesin e Kur'anit të Shenjtë i cili dha shpirtin duke i mësuar nxënësit Kur’an në klasë.
Mësimi nuk është vetëm një punë. Për më tepët, mësuesit bartin dhe përhapin një mesazh të madh me ndershmëri të madhe dhe besim ... pushoni në paqe kolegu ynë, shkroi Ministri i Arsimit në rrjetin social Tuiter.
Fahad El-Haxhi ndërroi jetë në Shkollën Fillore ‘Hisham bin Hakim’ në Riad të Arabisë Saudite.
Një mësues tjetër në shkollë, i cili mësonte në klasën tjetër, thotë Fahad El-Haxhi ka qenë gjithmonë i angazhuar për kryerjen e detyrave të tij si mësues dhe ishte i dashur nga të gjithë.
Gjatë mësimit, mësuesi Fahad El-Haxhi filloi të marrë frymë me vështirësi dhe kërkoi nga një nxënës që të thërriste drejtorin e shkollës, duke thënë në mënyrë të përsëritur:
Unë jam shumë i lodhur. Para se të arrinte në spital, mësuesi Fahad El-Haxhi e tha Fjalën e Dëshmisë, Shehadetin, dhe vdiq.
Ai ishte një nga mësuesit më të mirë nga aspekti professional, moral dhe shpirtëror dhe kështu meriton të gjitha duatë, lutjet tona, ka thënë kolegu i tij, Jusuf El-Shaeie.
Farad Al Haxhi ndërroi jetë në shkollën fillore ‘Hisham bin Hakim’ në Rijad.
Al Haxhi ka qenë gjithmonë i angazhuar në kryerjen e detyrave të tij si mësues dhe ishte i dashur nga të gjithë nxënësit dhe kolegët.
Burimi: Arab News