Kosova

Dje Opozita, nesër Pozita, pasnesër ftohen familjet në shesh për manifestim

Aktivistët e opozitës së bashkuar dje me 25 nëntor filluan para përgatitjen për  Manifestimin e 28 nëntorit  duke  vendosën  mbi rrethojat e Qeverisë mbishkrimin “PËR REPUBLIKËN”.

Përgjatë këtij aktiviteti, Nënkryetarja e VETËVENDOSJE!-s, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, deputetja e AAK-së Time Kadriaj, si dhe Kryetari i degës së Nismës në Prishtinë, Shyqyri Bytyqi, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të bashkohen në manifestimin paqësor për Republikën dhe në kundërshtim të “Zajednicës” si dhe demarkacionit me Malin e Zi. Manifestimi mbahet më 28 nëntor, në ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ndërkaq nesër me 27 nëntor pozita ka organizuar vizitën e Memorialit të Jasharajve dhe Kullën e Isa Boletinit në Boletin. Në këtë vizitë do të marrin pjesë autoritetet qeveritare si dhe qytetarët anekënd.

Deri tani, në këto dy memoriale ka paralajmëruar vizitë kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli I cila tha : “Me rastin e Festës së 28 Nëntorit, të premten, më 27 nëntor, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të qëndrojë në Lagjen Jashari në Prekaz, për të bërë nderime pranë Varrezave të Dëshmorëve”,

Ndërsa kryetari i AAK në një emision në KTV ka ftuar popullatën duke i kumtuar në KTV  se “Prandaj jo vetëm që i thërrasim njerëzit që aty të vijnë me familje, por jemi të përcaktuar se ky do të jetë një manifestim me karakter paqësor me porosi politike”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa sa i përket mospajtimeve të opozitës së bashkuar ai deklaron se “ Ne nuk mburremi me metodat tona protestuese, nuk na pëlqejnë. Por po na duhet të bëjmë këso veprime. Çka do të thotë kjo. Ç ka do që kemi bërë nuk janë veprime që na pëlqejnë. Ne i kemi 30 e diçka deputetë e në anën tjetër janë dy të tretat. Mustafa e Thaçi kanë bërë dy marrëveshje të dëmshme, por i detyrojnë deputetët e partive të tyre që t’i përkrahin”, ka shprehur bindjen Haradinaj.

Ai ka thënë se këto Marrëveshje duhet të ndalen, e nëse dikush ka ndonjë mënyrë tjetër se si duhet të ndalen këto Marrëveshje le të propozojë.