Skandaloze thotë populli !!! Izraeli nuk njeh pavarësinë e Kosovës por përzihet në punët tona
Yossef Levy ambasadori i Izraelit në Beograd, takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, bisedat transparente sa për sy e faqe, e sa për gazetarë, “lëvdata” për Kuvendin, skena ndërkombëtare, bashkëpunim ekonomik Kosovë – Izrael , integrim euro-atlantik, integrim, nënshkrimi i MSA..... Të gjitha këto janë llafe të njëjta sa për të mbushur portalet dhe faqet e gazetave, ndërsa e vërteta është nën kapak të qeverisë “diçka po zihet” thonë qytetarët e brengosur.
Veseli diskutoi me ambasadorin Levy për zhvillimet në Kuvend, rreth angazhimit të Republikës së Kosovës në skenën ndërkombëtare, duke theksuar se Kosova është burim i paqes dhe sigurisë në rajon, e gatshme për bashkëpunim ekonomik dhe promovuese e vlerave demokratike në procesin integrues euro-atlantik.
Ambasadori Levy theksoi se Kosova ka bërë hapa të vlershëm në procesin e integrimeve duke nënshkruar MSA-në, duke thelluar fqinjësinë e mirë dhe përkrahur sigurinë globale.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se Kosova dhe Izraeli kanë mundësi të thellojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin në ekonomi, arsim, kulturë dhe sferat tjera me interes për të dyja vendet. /Telegrafi/