Kosova

Kosovës i premtohet përkrahje nga SHBA, por populli ballafaqohet me varfëri, korrupsion dhe heshtje naive

Në Zagreb mbahet samiti i emëruar  Brdo- Brioni ku do të marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.  Edhe presidentja e Republikës së Kosovës zonja  Jahjaga do të jetë pjesëmarrëse dhe me rol të veçantë shtetëror.

Në samitin e Zagrebit liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, SHBA dhe BE janë marrë vesh për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre dhe për dialog operativ me BE’në dhe SHBA’në luftën kundër kërcënimeve globale të sigurisë siç janë terrorizmi dhe kriza e emigrantëve.

Presidentja Atifete Jahjaga ka vënë nënshkrimin e saj në  Deklaratën e Përbashkët të Samitit Brdo-Brioni, e cila bën thirrje për dinamizim të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

 Zëvendës Presidentin Amerikan Joe Biden në takimin me Jahjagën ka rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së për Kosovës, si dhe diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe përparimin e arritur në aspiratat e integrimit evropian dhe euroatlantik. Presidenti Biden rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përparimin e Kosovës.