Të gjithë klerikët fetarë kundër dhunës në familje
Me rastin e hapjes së Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizimit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, në Kosovë, Shqipëri e vende tjera u realizuan aktivitetet të ndryshme kulturore në shenjë solidarizimi dhe përkrahje grave dhe familjeve që janë të përfshira nga dhuna.
Gjithashtu në Shqipëri Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe 5 komunitetet fetare më të mëdha të vendit kanë nënshkruar sot një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës kanë rënë dakord për veprime të koordinuara në luftën kundër dhunës ndaj gruas dhe dhunës në familje. Ne emër te Komunitetit Bektashian, marrëveshja është nënshkruar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Sipas statistikave në Republikën e Kosovës vetëm në pesë vitet e fundit ka afër 6000 mijë raste të raportuara të dhunës në familje, por sa të tjera janë që nuk raportohen fare.
Shteti i Kosovës ka bërë përparim në nxjerrjen e ligjeve dhe akteve tjera për mbrojtjen nga dhuna në familje. Por kjo nuk mjafton, problemet kryesore lidhen me faktin se në shumë raste, mekanizmat e ligjit, policia dhe gjyqësia, hezitojnë ose injorojnë raportimet për dhunën në familje.
Kjo ditë dhe të tjera të shfrytëzohen për ngritjen e vetëdijes karshi rasteve
në rritje të dhunës dhe për të sensibilizuar opinionit kundër këtij fenomeni.
Familja, shoqëria, organet e drejtësisë e mbi të gjitha shteti, duhet të japin
mesazh të qartë se dhuna nuk do të lejohet dhe se në rast se ajo ushtrohet, do
të dënohet, se gruaja është qenie e barabartë me burrin dhe se ajo i gëzon të
gjitha të drejtat e garantuara më Kushtetutë, ligje dhe konventa ndërkombëtare.