Rusia

Nuk duam luftë, por dyshojmë që ishte e rastësishme

Incidenti me aeroplanin rus i përngjan në provokimin e planifikuar dhe dyshojmë se është në pyetje veprim i paqëllimshëm, thotë ministri i punëve të jashtme ruse Sergej Lavrov. Sikurse ka cek, Rusia”nuk do të udhëheq luftë me Turqinë” dhe qëndrimi i saj ndaj popullit turk nuk ka ndërruar. “Çështjet tona kanë të bëjnë me qeveritarët aktual turk, Por, seriozisht do të shqyrtojmë të gjitha marrëveshjet ekzistuese me Turqinë, dhe këshillojmë që qytetarët tone të mos udhëtojnë në atë vend”, ka thënë Lavrovi. Lavrovi ka thënë se duhet marrë në konsideratë edhe atë që Ankara ”nuk ka mbajt komunikim të drejtë me Moskën” për shkak të incidentit, si dhe shumë shpejtë janë paraqitur incizimet dhe shënimet tjera për rënien e aeroplanit. I bëj pyetje se Turqia a po konsultohet me SHBA-në për rrëzimin e cilido fluturakes në hapësirën ajrore të Sirisë”, ka cek Lavrovi.
Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrovi, ka kritikuar NATO-në dhe BE-në për shkak të qasjes së tyre ndaj incidentit dhe askush nuk ka dërguar ngushëllime Rusisë për shkak të pilotëve të vrarë. “Nuk pat keqardhje apo ngushëllime, porse deklaratat më shumë kanë shërbyer për fshehjen e asaj që kanë bërë forcat turke”, ka thënë Lavrovi. Lavrovi ka përkujtuar edhe kolegun turk në fjalët e Erdoganit; shkelja e shkurtër e hapësirës ajrore nuk mund të jetë shkak për aplikimin e forcës.
Kryeministri turk Ahmet Davutogllu u përpjek të arsyetojë aksionin e forcave ajrore turke të shkeljes së kufirit me Sirinë të aeroplanit rus luftarak SU-24”, ka deklaruar ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrovi. Në Moskë numri i madh i pyetjeve shkakton edhe fakti se linja për lidhjen urgjente e Turqisë nuk ishte e kyçur para dhe pas incidentit me aeroplanin SU-24, ka shtuar ministri rus. Por, ministri rus theksoi se Rusia ka qëllim që edhe më tej të bashkëpunojë me Turqinë. Moska nuk i shmanget kontakteve, dhe biseda ime telefonike me kolegun turk është dëshmi për këtë” ka përfunduar ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrovi.

Burimi: Al Jazeera