Kosova

Kryeimami i Podujevës akuzon ideologjinë vehabiste si burim i ISIS-it

Bashkësia Islame e Kosovës  janë institut i njoftuar me gjendjen mjerueshme të besimtarëve në Kosovë por nuk merr asnjë masë që të organizojë aktivitete në këtë aspekt. Ndërsa Llapi dhe llapjanët janë popull i njohur për trimëri dhe për besimtarë që betohen me Kuran. Prandaj  Podujeva mund të merret si qyteti model për luftimin dhe rezistencën ndaj dukurive të ekstremizmit. Kështu u tha në tryezën që u organizua sot në Podujevë me temën “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”, nga QKSS.

Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë ka organizuar aktivitet me njerëz të dijes dhe të fesë, prë të shqyrtuar problemet e ekstremizmit fetarë. Drejtori i kësaj organizate Florian Qehaja,  ka thënë se Podujeva mund të merret si model për rezistencën e saj ndaj dukurive të ekstremizmit.

“Llapi gjithmonë ka tregu që i ka rezistuar të gjitha fenomeneve, i ka rezistuar edhe okupatorit, dhe ne sipas informacioneve që kemi, vazhdon të u rezistoj të gjitha tendencave të caktuara për shtrirjen e ekstremizmit të dhunshëm, dhe mendoj se mund të merret si model për tërë rajonin e rrafshit të Kosovës”, ka thënë Qehaja.

Sipas statistikave asnjë qytetar i Podujevës nuk i është bashkuar ISIS-it, e për këtë më së mirë foli kreu i Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari, i cili foli edhe për ideologjinë vehabiste, që është burimi i ISIS-it.

 “Ne po harrojmë, burimi i organizatës terroriste ISIS është lëvizja ideologjike vehabiste. Pragu për të arritur apo pragu për të mbërri deri te të qenit terrorist kalon nëpërmjet kësaj ideologjie, të cilët mund të quhen selefist, mund të quhen vehabit dhe me kalimin e kohës janë shndërruar tash në diçka që nuk është e mire”, ka thënë Jashari, Ai ka shtuar se BIK në Podujevë kaherë e ka paralajmëruar rrezikun në Kosovë.

“Policia e Kosovës ka punuar shumë në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, por fatkeqësisht 99% të rasteve që janë ngritur aktakuza për personat e dyshuar për terrorizëm ende nuk ka një vërdikt final nga gjykatat”

Shatrolli ritheksoj se gjendja aktuale e sigurisë është e mirë dhe se nuk ka nevojë për alarm, vetëm se duhet të jemi vigjilent si gjithë shtetet e tjera.