Kulturë

Përkthimi i Kur’anit në gjermanisht është pritur mirë nga evropianët

Një përkthim i Kur’anit në gjermanisht është paraqitur në Panairin e 15-të Ndërkombëtar të Librit në Vjenë dhe është pritur shumë mirë nga vizitorët evropianë.

Muhammedriza Wasfi, atasheu kulturor iranian në Austri, tha se një numër i madh njerëzish vizituan pavionet e botuesve iranianë në panair.

Ai tha se kërkesa për përkthimet e Kur'anit ishte aq e lartë sa që librat në dispozicion përfunduar dy ditë para përfundimit të panairit.

Personaliteti kulturor iranian shtoi se prania e botuesve iranianë në panair  ishte një përvojë e suksesshme e cila tregoi se në krahasim me Panairin e Librit të Frankfurtit ishte më e lehtë në Panairin e Librit të Vjenës për të komunikuar me grupin kulturor të publikut, njoftoi Agjencia e Lajmeve Tasnim. 

Një libër për ngjarjet Kur'anore është paraqitur nga Shtëpia Botuese ‘Zanbur’  që u mirëprit në Panairin e Librit.

Shtëpia Botuese ‘Zanbur’, një organizatë private iraniane që merret me botimin e librave në gjuhë të ndryshme, boton libra për fëmijë dhe për të rinjë, ka panifikuar që të merr pjesë në Panairin e Librit në vitin e ardhshëm me qindra libra nga letërsia persiane, poezia dhe libra me përmbajtje edukative në gjuhën gjermane.

Panairi i 15-të Ndërkombëtar i Librit  në Vjenë u hap më 12 nëntor dhe përfundoi  më 15 nëntor 2015.

Burimi: IQNA News