Islami, fe e paqes dhe drejtësisë
Sekretari i Përgjithshëm i Forumit i Islamik të Botës Islame për Paqe theksoi se Islami është një fe e paqes dhe drejtësisë dhe dënon sulmet terroriste si ato të fundit në Bejrut dhe Paris.
Davoud Ameri i dënoi aktet terroriste që vranë dhjetëra njerëz në Liban dhe Francë javën e kaluar, duke theksuar se Islami, kërkon paqe, drejtësi dhe shpëtim për njerëzimin, është kundër veprimeve të tilla, njoftoi faqja e Forumit Islamik.
Ai më tej tha se padrejtësia dhe shtypje në botë janë prapa incidenteve të tilla dhe për këtë sot, njerëzimi ka nevojë për një kulturë të drejtësisë dhe të paqes më shumë se kurrë.
Një varg i sulmeve terroriste ka vrarë të paktën 129 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë në Paris të premten në mbrëmje, kur persona të armatosur dhe kamikazët sulmuan restorante, një sallë koncertesh dhe një stadium sportiv në gjashtë vende të ndryshme në të gjithë kryeqytetin francez.
Një ditë më parë, të paktën 43 vetë u vranë dhe më shumë se 200 të tjerë u plagosën pasi dy shpërthime goditën Postin e Sigurisë së Përgjithshëm në n Rrugën Hussaineya, në Lagjen Borj al-Barajneh, në Bejrutin jugore.
Grupi terrorist tekfirist ISIL ka marrë përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse në të dy qytetet, Bejrut dhe Paris.
Burimi: IQNA News