Perëndimi duhet të respektojë të drejtën bërthamore të Iranit
89 për qind e votuesve u pajtuan se Perëndimi duhet të respektojë të drejtën e Iranit për pasurimin, ndërsa vetëm 11 për qind votuan kundër.
Rezultatet
e një sondazhi të ri nga website i emisionit televiziv Press TV tregojnë se shumica
dërmuese e të intervistuarëve në të gjithë botën besojnë se Perëndimi duhet të
respektojë të drejtën e Iranit për programin paqësor bërthamor për energji.
Sondazhi, i hapur në mes të datës 5
deri më 12 nëntor, 2013, pyeti të anketuarit se a duhet Perëndimi të respektojë
të drejtën bërthamore të Iranit për pasurimin sipas Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore
(Non Proliferation Treaty (NPT).
Sipas
sondazhit, 89 për qind e votuesve u pajtuan se Perëndimi duhet të respektojë të
drejtën e Iranit për pasurimin, ndërsa vetëm 11 për qind votuan kundër.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
përbënin shumicën e pjesëmarrësve të anketuar me më shumë se 1.500 të anketuarëve,
Britania me vetëm mbi 700, Kanada nën
500, Gjermania nën 200, dhe Australia me mbi 120.
Rezultatet erdhën pas bisedimeve me
dyer të mbyllura rreth programit bërthamor
të Teheranit, mes Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të
Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina,
Rusia, Franca dhe Britania e Madhe - plus Gjermania, që përfunduan në Gjenevë javën
e kaluar. Bisedimet intensive nisën më 7 nëntor 2013 dhe zgjatën deri në orët e
hershme të 10 nëntorit 2013.
Të dy palët nuk arritën një
marrëveshje në Gjenevë, por theksuan se përparim
i rëndësishëm është bërë dhe shprehën optimizëm në lidhje me perspektivën e
arritjes së një marrëveshje. Të dy palët u pajtuan që të vazhdojnë bisedimet më
20 nëntor 2013, në të njëjtin vend, në Gjenevë, Zvicër.
Burimi: Press TV