Rusia

Putini i acaruar nga Turqia, Ban Ki-moon merr masa për qetësimin e situatës së tensionuar

Në afërsi të kufirit Turk dhe atij Sirian, u rrëzua një aeroplan ushtarak rus, nga ana e forcave të armatosura të Ankarasë. Ndërsa nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon kërkoi masa të menjëhershme për të qetësuar situatën e tensionuar, pas incidentit të ndodhur mes aviacionit turk dhe atij rus.

 Pas kësaj ndodhie menjëherë u acaruan marrëdhëniet Turko – Ruse si dhe  janë udhëheqësi i Kremlinit, Vladimir Putin  ka pohuar se do të ketë pasoja tragjike në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë”.

“ Të gjitha provat që kemi në dispozicion na tregojnë se avioni ynë nuk shkeli hapësirën ajrore turke. Veprimi i palës turke ka qenë i qëllimshëm. Fakti që nuk na telefonuan pas incidentit, por lajmëruan menjëherë një takim urgjent të NATO-s, tregon se Turqia kërkon që e gjithë NATO të vihet në shërbim të Shtetit Islamik”, tha Putini.

Ai shtoi se nuk do të rrijë duarkryq. “ISIS përveç ndihmës ekonomike, tani ka një shtet dhe një popull dhe një ushtri në shërbimin e vet. Ky incident do të ndikojë negativisht dhe do ketë pasoja tragjike në marrëdhëniet mes dy vendeve. Turqia do të marrë prej nesh atë përgjigje që meriton”, ka thënë presidenti rus, para takimit me Mbretin Abdullah.

Turqia e ka qëlluar pas shpine Rusinë duke rrëzuar avionin dhe ka vepruar si bashkëpunëtore e terroristëve, tha Putin.

“Trupat tona po luftojnë heroikisht kundër terroristëve, duke rrezikuar jetët e tyre. Por humbja që pësuam sot erdhi nga një thikë pas shpine, që na u dha prej bashkëpunëtorëve të terroristëve”, tha Putini.

Putini tha se avioni kishte në shënjestër terroristët në provincën e Latakias në Siri, shumë prej të cilëve vinin nga Rusia.

Rusia ka qenë prej kohësh e informuar për naftën që, nën kontrollin e terroristëve, shkonte nga Siria në Turqi. Paratë e shitjes financojnë grupet terroriste, shtoi Putini.

Ndërsa nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon kërkoi masa të menjëhershme për të qetësuar situatën e tensionuar, pas incidentit të ndodhur mes aviacionit turk dhe atij rus, bëri sot të ditur zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric. Sekretari i Përgjithshëm shprehet mjaft i shqetësuar duke inkurajuar të dyja palët të marrin në mënyrë urgjente të gjitha masat e nevojshme për të zbutur situatën e tensionuar.

“Ky incident ruso-turk lind domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje për zgjidhjen e ngjarjeve tragjike në Siri”, përfundoi zëdhënësi i tij.