Ministria Punëve Brendshme përfundimisht ka mbyllur 16 OJQ Kosovare
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës ztr. Skender Husejni, me anë të një vendimi ekzekutiv ka shfuqizuar lejet e punës dhe ka mbyllur prëfundimisht aktivitetet e të gjitha formave për 16 organizata joqeveritare që vepronin në petkun e karakterit humanitar.
Sulmet e fundit terroriste në Pariz arritën të mobilizojnë shumë shtete nëpër botë që të marrin masa për mbrojtjen e popullatës kundër këtyre slmeve terroriste. Prandaj , edhe Republika e Kosovës është mjaftë vigjilente jo vetëm këtë muaj por që nga muaji Mars 2014, kur Prokurrpia Specilae bëri shumë bastisje dhe arestime të persoanve të dyshimt ku ndër ta ishin edhe 40 hoxhallar dhe shumë prëfaqsuese të OJQ.
Këto organizata dhe hoxhallar që ishin imam të xhamive, dyshoheshin se ishin të prëfshirë në aktivitete të rukrutimit të luftërave për ISIS, për financimin e aktiviteteve ekstremiste si dhe përhapjen e popagandës në mbështetjen e aktiviteteve ekstremiste. Ndersa sot pas analizave të të dhënave operative të kryera nga njësiti përkatës i Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, u u pohuar dhe u dha vendimi nga Ministri Hyseni që të gjitha këto 16 OJQ të mbyllen definistivisht dhe të mos kenë të drejtë të zhvillojnë asnjë llojë aktiviteti të të gjitha formave.
Gjithashtu nga portali opinin.al mësojmë se faza e ardhshme e veprimit të autoriteteve kosovare qëndron në koordinimin e të dhënave operative me strukturat përkatëse të sigurisë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë, pasi që rrjeti i organizatave që mbështesin ekstremizmin është i shtrirë në këto tre shtete. Gjithashtu u raportua se SHIK (Shërbimi Informativ Shqiptar) ka në dorë të gjitha emrat e të gjithë terroristëve të mundshëm në Shqipëri. Shumica e këtyre emrave kanë “prejardhje edhe nga organizatat të ashtuquatjura Bamirëse që verpojnë në Kosovë