ISIS-i është krijuar - Islamin për të luftuar
Një autoritet i lartë fetar iranian i referohet grupit terrorist tekfirist ISIS se është krijuar me qëllim të caktuar Islamin për të luftuar.
Duke iu drejtuar besimtarëve në xhaminë e kampusit të Universitetit të Teheranit, Huxhet-ul-Islam Ahmad Hatami, imam i Namazit të Xhumasë në Teheran, ka dënuar sulmet e fundit terroriste në Paris dhe theksoi se terrorizmi nuk ka të bëjë me Islamin.
Të paktën 130 persona u vranë në Paris natën e së premtes pasi persona të armatosur sulmuan restorante, një sallë koncertesh dhe një stadium sportiv në gjashtë vende të ndryshme anembanë kryeqytetit të Francës, Paris.
Grupi terrorist ISIL ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
Huxhet-ul-Islam Ahmad Hatami i dënoi aktet e terrorizmit dhe ka theksuar se vrasja e njerëzve të pafajshëm është e dënueshme.
Ai gjithashtu i qortoi, i fajësoi incidentet anti-Islame që kanë ndodhur pas sulmeve të Parisit, duke përfshirë sulmet ndaj muslimanëve dhe xhamive në shtetet Perëndimore.
Autoriteti i lartë fetar, Huxhet-ul-Islam Ahmad Hatami , tha gjithashtu se Franca është gjithashtu fajtore për atë që ndodhi në Paris sepse ajo e ka mbjellur farën e terrorizmit në Siri dhe tani po e korr terrorizmin.
Siç thotë thënia e moçme: Ata që mbjellin erë, do të korrin furtunë.
Burimi: IQNA News