Amerikanët marrin informacione të rreme mbi Islamin
Shumica e popullit amerikan kanë një njohuri shumë të kufizuar dhe primitive në lidhje me Islamin dhe kanë marrë kryesisht informacion të rremë në lidhje me fenë, thotë një analist politik në shtetin Virxhinia.
Shumica e amerikanëve dinë shumë pak për Islamin dhe pak e dinë se ata janë bazuar në informata të rreme, ka thënë Keith Preston, kryeredaktori dhe drejtori i AttacktheSystem.com.
Amerikanët, një pjesë e madhe e tyre, kur ata mendojnë për Islamin, ata thjesht mendojnë për terrorizmin, ata mendojnë për grupet si Daesh (ISIS), ose ata mendojnë për al-Kaidën ose dikë si Osama bin Laden, tha të mërkurën Keith Preston.
Shumica e amerikanëve kanë shumë pak njohuri për traditën e Islamit, historinë e Islamit, teologjinë e Islamit, shtoi ai.
Koncepti i njerëzve të librit brenda Islamit, njerëzit e feve të tjera monoteiste, hebrenjt dhe të krishterët, janë konsideruar të jenë nën mbrojtjen e Ligjit Islamik, vuri në dukje Keith Preston. Kjo është diçka që amerikanët nuk kanë vetëdije fare.
Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR) ka shprehur shqetësime lidhur me rritjen e Islamofobisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas sulmeve të fundit në Paris.
Organizata për Mbrojtjen e Muslimanëve bëri thirrje të martën për masa shtesë të sigurisë në vendet islame të adhurimit , nëpër xhamia, në vazhdën e sulmeve të fundit, për të cilat grupi tekfirist ISIS (Daesh) e ka marrë përgjegjësinë.
Që nga sulmet e së premtës në Paris, ka pasur një seri të incidenteve anti-muslimane të cilat janë raportuar, duke përfshirë kërcënimet terroriste ndaj xhamive në Florida, vandalizmi në një xhami Nebraska, të shtënat në një shtëpi të një familje muslimane në Florida, grafite kërcënuese, urrejtëse, kërcënime ndaj studentëve muslimanë në Connecticut, kërcënime muslimanëve në Michigan, dhe mesazhe të panumërta urrejtëse të dërguara në internet dhe me telefon.
Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR) kërkoi që autoritetet shtetërore dhe federale të zbatojnë ligjin dhe të hetojnë vandalizmin, urretjen, si një krim.
Burimi: Press TV