İran

Rafsanxhani: Ekstremizmi e ka kthyer Zgjimin Islam në errësirë

Ajetullah Akbar Hashemi Rafsanxhani, thotë se me krimet e tyre, ekstremistët e kanë kthyer lëvizjen e zgjimit islamik në vendet arabe në  ditë të errëta


       Regjimet despotike i kanë detyruar njerëzit të heshtin me heshtje  varrezash, por tani ekstremistët kanë krijuar fusha vrasëse, tha Rafsanxhani gjatë një takimi me një numër të anëtarëve të Shoqatës për Mbrojtjen e Lirisë së Shtypit.


      Ish kryetari i Iranit tha se ekstremistët kanë kryer krime në vendet islamike gjatë rrjedhës së historisë, që prej ardhjes së Islamit.


      Paragjykimet e verbëta kanë përsëritur krimet kundër njerëzimit gjatë historisë dhe e konsiderojnë vrasjen e atyre që kanë pikëpamje të kundërta si hallall ( e lejuar fetarisht ), vuri në dukje ai.


      Përveç kësaj, tha ai në fjalën e tij, në botën moderne, asgjë nuk mund t’i mbajë njerëzit në injorancë dhe përpjekjet për t’i mbajtur njerëzit në errësirë ​​janë të kota