Kulturë

Në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Zagreb, Kroaci, u përurua libri: Sahifeh Saxhxhadijeh në gjuhën kroate

Një përkthim i librit Sahifeh Saxhxhadijeh u përurua në margjinat e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Zagreb.

Sipas faqes zagreb.icro.ir, Livia Kardum, një dijetare në Universitetin e Zagrebit e cila është redaktore e veprës dhe Saade Kanso, përkthyesja, iu drejtuan ceremonisë së përurimit.  

Duke iu drejtuar ngjarjes kulturore, Livia Kardum e përshkroi Sahifeh Saxhxhadijeh si një libër i pasur me njohuritë dhe mësime për të gjitha qeniet njerëzore. 

Ajo tha se mësimet e librit nuk janë të kufizuar nga koha dhe hapësira dhe mund të përfitojnë të gjithë. 

Saade Kanso gjithashtu iu drejtua ceremoniesë, duke thënë se libri është një përmbledhje e çmuar e dijes Islame. 

Ai shtoi se muslimanët shi’iitë janë krenarë për këtë thesar të çmuar. 

Sahifeh Saxhxhadijeh është një përmbledhje e lutjeve që i atribuohet  Imam Saxhxhadit (a.s.), Imamit të katërt të muslimanëve shia.

1000 kopje të librit të përkthyer në gjuhën kroate  janë botuar kohët e fundit nga  Qendra Kulturore e Iranit në Sarajevë në bashkëpunim me Institutin e Filozofisë Islame dhe të Kërkimeve Sadra.

Burimi: IQNA News