Në Prishtinë u mbajtën tubimi i strukturave të opozitës së bashkuar
Ata duan ta ndajnë opozitën dhe ta fusin në konflikt. Prandaj ne jemi këtu bashkë që t’iu tregojmë se nuk ka asnjë mjet propagandues, asnjë masë represive, që e ndanë opozitën e bashkuar deri në realizimin e objektives tonë. Kjo opozitë e bashkuar çdo ditë do të zgjerohet edhe më shumë.
Të shtunë me 21.11.2015 në Sallën e Kuqe në Prishtinë u
mbajt tubimi i strukturave të opozitës së bashkuar. Kësaj mbledhje iu
bashkëngjitën pjesa kryesuese e tre subjekteve politike opozitare dhe i
shqyrtuan shumë çështje me rëndësi primare për të mirën dhe ardhmërinë e Kosovës me një gjendje më të
mirë politike.
Ndër të tjera u thanë shumë mendime stimuluese dhe të rëndësishme në mënyrë që të nxitet popullata në pjesëmarrjen masive në protestat që mendohet të organizohen me 28 Nëntor në Ditën e Flamurit.
Pjesë nga fjalimet e kryetarëve të subjekteve opozitare në tubimin e sotëm.
Koalicioni Thaçi - Mustafa është krijuar për të vetmen arsye: që ta krijojë Zajednicën. Nëse ky koalicion nuk tërhiqet prej Zajednicës, atëherë ne do ta heqim bashkë me të.
Ata duan ta ndajnë opozitën dhe ta
fusin në konflikt. Prandaj ne jemi këtu bashkë që t’iu tregojmë se nuk ka asnjë
mjet propagandues, asnjë masë represive, që e ndanë opozitën e bashkuar deri në
realizimin e objektives tonë. Kjo opozitë e bashkuar çdo ditë do të zgjerohet
edhe më shumë. - Fatmir Limaj