Franca

Sulmin në Paris e kryen shërbimet sekrete franceze

“Duke patur parasysh shumë operacione të këtilla që i kryejnë shërbimet sekrete në shtetet perëndimore, fare hiç nuk habitem që edhe Parisi të ishte një skenar i tillë”

Analisti politik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Pol Krejg Roberts, është i njohur si analistë i cili në shumë raste dëshmon duke mohuar vërtetësinë  e versioneve zyrtare për ngjarje dhe zhvillimi të ndryshme në shoqëri.

Ztr. Pol Grejg Roberts  këto ditë ka botuar shkrimin “False Flag”, ku pretendon se sulmi në Paris ku jetën e humbën mbi 100 qytetarë francezë ishte një operacion i mirë organizuar nga shërbimet e specializuara sekrete të shtetit francez dhe se ky aksion nuk ka pas asnjë lidhje me terrorizmin nga shtetet islamike.

“Njëra nga arsyet e këtij aksioni është interesi për pushtet dhe pikë politike që ka partia djathtiste “Fronti Kombëtar” i udhëhequr nga Marin Le Pen.
E gjithë kjo është bërë me pretekst për të mbyllur kufijtë dhe mos të lejojnë fluksin e refugjatëve në shtetin e tyre. Disa njerëz janë aq naivë, saqë mendojnë se qeveria nuk mund të gjuajë me armë zjarri mbi popullatën e sa
j”, shkruan Roberts.

Ai ka akuzuar gjithashtu edhe shtete tjera perëndimore se realizojnë skenare të tilla.

“Duke patur parasysh shumë operacione të këtilla që i kryejnë shërbimet sekrete në shtetet perëndimore, fare hiç nuk habitem që edhe Parisi të ishte një skenar i tillë”, – përfundon shkrimin e tij Pol Roberts.