Kryetari i Iranit: Sulmet e ISIS-it synojnë nxitjen e Islamofobisë
Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani thotë se sulmet e fundit terroriste të kryera nga tekfiristët e ISIS-it kanë për qëllim krijimin e një valë të Islamofobisë në mbarë botën.
Hassan Ruhani i bëri këto komente gjatë pjesëmarrjes në një takim të Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor të Iranit në Teheran të martën.
Islami është feja e mëshirës dhe paqes, tha Hassan Ruhani, duke shtuar se këtë sulme nuk duhet të lejohen, sulmet e tilla terroriste , sidomos në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë shumë muslimanë, promovojë Islamofobinë.
Ai vuri në dukje se Irani dënon aktivitetet terroriste në të gjitha format e saj, dhe bëri thirrje për unitet global dhe vendosshmëri për t'iu kundërvënë akteve të tilla terroriste, të cilat marrin jetën e femrave të pafajshme, fëmijëve dhe civilëve.
Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani, theksoi gjithashtu rëndësinë e identifikimit të burimeve nga të cilat terroristët e ISIS-it marrin fonde dhe burime për të kryer sulmet e tyre.
Vërejtjet e Hassan Ruhanit erdhi në vazhdën e sulmeve vdekjeprurëse në Paris që la 132 të vdekur dhe 350 të tjerë u plagosën, dhe shpërthimet fatale që vranë mbi 40 civilë në kryeqytetin libanez Bejrut javën e kaluar.
Më parë gjatë ditës, Hassan Rohani zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Francois Hollande, duke theksuar unitetin përballë terrorizmit.
Sipas një postimi në Twitter, të dy kryetarët theksuan nevojën për unitet për të krijuar një Botë Kundër Dhunës dhe Ekstremizmit, një propozim nga kryetari i Iranit, Hassan Ruhani në Kombet e Bashkuara që në vitin 2013.