Assadi merr pjesë në lutjen për ditëlindjen e Pejgamberit (a.s.)
Sipas televizionit shtetëror të Sirisë an, Kryetari i Sirisë, Bashar al-Assad ka marrë pjesë në një lutje të veçantë në një xhami në kryeqytet, në Damask.
Assadi, së bashku me Myftiun e Sirisë, Shejh Ahmad
Badreddin Hassoun, Kryeministrin Vael Nader al-Halki
dhe një numër të zyrtarëve
të tjerë të lartë, mori pjesë në
lutjen në përvjetorin e ditëlindjes së profetit
Muhammed (a.s.) në xhaminë
el-Hamad në
veriperëndim të kryeqytetit, në Damask, të dielën më 12
janar 2014.
Ditëlindja e profetit Muhammed (a.s.)
quhet Eid Milad un Nabi, cila i
bie në muajin e tretë sipas Kalendarit të Hixhrit (Islamik), në
muajin Rebi 'el-Avvel.
Pas lutjes, njerëzit iu
afrua Kryetarit të Sirisë për ta përshëndetur, për t’ia shtrënguar
duart dhe për t’ia uruar këtë ditë të shënuar Islame.
Shfaqja e fundit publike e Kryetarit Bashar el-Assad
ishte më 15 tetor
2013 për lutjen e veçantë të Kurban Bajramit, me rastin
e kësaj feste të myslimanëve.