Gjermani

Parashikimi demografik gjerman: Popullsia muslimane e Gjermanisë do të jetë 20 milionë deri në vitin 2020

Popullsia muslimane e Gjermanisë  parashikohet se brenda pesë viteve të ardhshme të arrinë në 20 milionë. Këshilli i Politikës i Institutit Ndërkombëtar Gatestone raportoi duke cituar një parashikim demografik nga ligjvënësit e Bavarisë.

Qeveria gjermane pret të pranon 1.5 milion azilkërkues në vitin 2015, dhe ndoshta edhe më shumë në vitin 2016.

Pas faktorizimit të bashkimit familiar, bazuar në supozimin se individëve të  cilëve aplikacionet për azil iu miratohen më pas do të sjellë një mesatare prej katër anëtarëve shtesë të familjes në Gjermani që numri do të shtohet në mënyrë eksponenciale. 

Kjo është një rritje përveç 5.8 milionë muslimanëve që tashmë jetojnë në Gjermani.

Sipas kryetarit të Asociacionit të Komunave të Bavarisë (Bayerische Gemeindetag), Uwe Brandl, Gjermania tani është në rrugën e duhur që të ketë 20 milionë muslimanë deri në vitin 2020.

Rritja e popullsisë muslimane të Gjermanisë përfaqëson një zhvendosje demografike me përmasa epike, e cila do të ndryshojë fytyrën e Gjermanisë përgjithmonë.

Burimi: IINA