Karzai ende pa nëshkruar marrëveshjen Afgane –Amerikane
Negociatori i lartë amerikan, i cili është në bisedime për të siguruar të ashtuquajturën Marrëveshjen e Sigurisë Bilaterale ( BSA - Bilateral Security Agreement) me Afganistanin ka thënë se presidenti Hamid Karzai nuk ka të ngjarë të bëjë marrëveshje brenda kohës që Uashingtoni prêt.
Sipas Press TV , Washington Post raporton
të enjten se është bërë vlerësimi më i fundit nga ambasadori amerikan James
Cunningham në një kabëll të klasifikuar.
Uashingtoni ka kërkuar që marrëveshja të nënshkruher deri
në 31 dhjetor 2013, duke thënë se i duhej kohë për t’u bërë gati për të mbajtur
mijëra trupa në Afganistan.
Megjithatë, presidenti Karzai ka
thënë se ai nuk do të frikësohet nga SHBA-ja apo nën presion të nënshkruaj marrëveshjes
dhe se çështja duhet të lihet për qeverinë e ardhshme, pas zgjedhjeve të
prillit, 2014, në Afganistan.
Ai ka deklaruar, gjithashtu se
Kabuli nuk mund të miratojë një marrëveshje pa garanci se SHBA-ja do të ndalë sulmet
e saj ajrore vdekjepruese në zonat e banuara të
Afganistanit dhe për të ndihmuar arritjen e një procesi të paqes me talebanët.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay
Carney tha këtë javë se marrëveshja duhet të nënshkruhet brenda javëve
dhe jo muajëve, duke shtuar se ,
Ora po troket .
Sipas Washington Post, Cunningham , megjithatë , tha
se ai nuk pret që presidenti afgan do të pajtohet për të nënshkruar paktin
para zgjedhjeve të muajit prill, 2014.