Kosova

Mbreti Abdullah: Evropa dhe Islami po sulmohet nga terrorizmi

Kosova duke qenë shtet me shumicë muslimane në një vend si Evropa sipas mbretit El Husein  reflekton në vlerat më të mira të cilat duhet të promovohen e kultivohen më tutje në këtë kohë kur Evropa dhe Islami po sulmohen nga terrorizmi. Si dhe zhvillimet e fundit, sidomos tragjedia e Parisit, tregojnë se jemi para një lufte tjetër botërore.

Mbreti i Mbretërisë Hashimite të Jordanisë Abdullah II Ibn El Husein  dhe një delegacion mbretëror po qëndrojnë sot për vizitë zyrtare në Kosovë, me ftesë të presidentes Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nën përcjelljen e Gardës ceremoniale të FSK_së, kanë pritur në sheshin “Ibrahim Rugova”, mbretin dhe delegacionin e tij

Presidentja Afitefe Jahjaga sot në sheshin Ibrahim Rugova deklaroi se është shumë mirënjohëse Jordanisë për përkrahjen dhe ndihmën që i ka dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj drejt formimit të një shteti të përkushtuar për paqen, demokracinë dhe tolerancën.... Këto janë vlera që ne i promovojmë dhe e shikojmë Jordanin si një aleatë në këtë drejtim”, gjithashtu Jahjaga shtoi se Kosova është e përkushtuar dhe e vendosur për të mos u bërë vend transiti për terrorizmin tha Jahjaga.

Ndërsa Mbreti Abdullah Ibn Husejn tha se  Jordania do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Kosovën dhe se është  kënaqësi të jesh përsëri në Kosovë dhe të shohësh ndryshimet që ky vend ka ndërmarrë. Jam krenarë që jam dëshmitar i këtyre të arriturave për një periudhë të shkurtër kohore. Është po ashtu kënaqësi për mua të jem në një vend që luan rol kaq të madh për stabilitetin në rajon. Unë mund t’ju them se ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në rrugën e saj dhe se për këtë mbështetje mund të llogaritni në mua dhe vendin tim”, tha mbreti El Husein.