Kosova

Nora Zuzaku me dy shok nuk arritën ti bashkohen ISIS- it

Nora Zuzaku një grua e shkurorëzuar dhe tani në lidhje dashuri me një 20 vjeçare nga Gjilani.,  do të behej njëra nga vajzat e shumta nga Kosova që po marrin rrugën për në Siri. vesh se ajo ishte në lidhje romantike me njërin nga dy të dyshuarit që së bashku dje tentuan të marrin rrugën për Siri.

Mori rrugën për në Siri për të qenë atje bashkë me të dashurin e saj. Por që ky rrugëtim iu ndërpre në gjysmë Nora Zuzakut nga Gjilani. 20 vjeçe u ndal bashkë me dy djem të tjerë në Turqi. Ajo ishte nisur për në Siri bashkë me njërin nga të arrestuarit, i cili dyshohej se ishte i dashuri i saj, e i cili gjithashtu u ndal nga policia e Kosovës.

Gazeta Express ka raportuar se Tahir Isufi 29 vjeç nga Mitrovica, Ismail Zeneli 21 vjeç nga Vushtrria dhe Nora Zuzaku 20 vjeçe nga Gjilani janë ndaluar nga autoritetet e sigurisë në Turqi, rrugës për në Siri. Më pas ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës, në pikën kufitare të Hanit të Elezit, pasi që në bashkëpunim janë kthyer nga autoritetet turke përmes Republikës së Maqedonisë.