Rusia

Putini drejton gishtin te ata që financojnë ISIS-in ?

Lideri rus ka shpërndarë të dhënat me kolegët në G20 duke u dhënë atyre emra konkretë që janë mbajtur të fshehtë nga mediat dhe publiku. . Sipas Presidentit Putin  ISIS financohet nga njerëz të 40 shteteve të ndryshme, përfshirë edhe disa vende të G20-ës.

 

 

Dje me 15 nëntor  në Turqi janë mbledhur udhëheqësit botërorë  për samitin e G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara.

 

Gjatë takimit dyditor në qytetin Belek, liderët diskutuan prë çështjet global, si lufta kundër terrorizmit, konflikti në Siri, kriza me emigrantë dhe ndryshimet klimatike.

 

Bisedimet vijnë pas sulmeve të së premtes në Paris, të cilat kanë lënë të vrarë së paku 129 veta dhe të plagosur mbi 350.

 

Ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një surprizë të madhe të papritur duke drejtuar gishtin  kundër financuesve të ISIS. Sipas Presidentit Putin  ISIS financohet nga njerëz të 40 shteteve të ndryshme, përfshirë edhe disa vende të G20-ës.

 

Lideri rus ka shpërndarë të dhënat me kolegët në G20 duke u dhënë atyre emra konkretë që janë mbajtur të fshehtë nga mediat dhe publiku. Ndërsa sa i përket një marrëveshje me Perëndimin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se është shumë larg duke thënë se “Ka shumë divergjenca mes palëve.

Mos prisnit të zgjidhnim gjithë mosmarrëveshjet për 20 minuta?!”, tha ai.