Ngjarja e Parisit edhe krenaria jonë
Ngjarja e ndodhur në Francë ka trronditur mbarë opinionin publik përfshirë këtu edhe personalitetet e larta Shqiptare, të cilat u përfaqësuan me deklaratat e tyre ngushëlluese. Nga njëra anë Kryeministri Edi Rama i cili ka deklaruar se Shqipëria mbështet Francën dhe qeverinë në këto momente zije dhe shpreh solitaritetin e popullit shqiptar në këtë tragjedi që preku popullin francez.
Kryeministri Rama në nje status tNgjarja e ndodhur në Francë ka trronditur mbarë opinionin publik përfshirë këtu edhe personalitetet e larta Shqiptare, të cilat u përfaqësuan me deklaratat e tyre ngushëlluese. Nga njëra anë Kryeministri Edi Rama i cili ka deklaruar se Shqipëria mbështet Francën dhe qeverinë në këto momente zije dhe shpreh solitaritetin e popullit shqiptar në këtë tragjedi që preku popullin francez.
Kryeministri Rama në nje status të tij ne Facebook u shpreh qartë se Është një luftë e vërtetë! Shqipëria mbështet plotësisht Francën dhe Qeverinë e saj në këto momente horrori dhe zie!Kryeministri Rama e hap postimin e tij në gjuhën franceze C'est une vrai guerre! Soutien total de l'Albanie à la France et à son Gouvernement en ces moments de horreur et de deuil ?#?ViveLaFrance.
A thua se ky Kryeministër e zotëron gjuhën franceze më mirë se vet Hollande?? Pas deklaratës së gjojangushëllimit, Kryeministri ynë vuri në gadishmëri të gjitha forcat e rendit për të ruajtur cepat e Shqipërisë kryesisht kufijtë fill pas kërrcënimit të ardhur në telefonin e Ministrit të Brendshëm z.Saimir Tahiri se tashmë radhën e ka Shqipëria. Në radhë të parë duhet theksuar se ISIS nuk merret me dokra të vogëla pa interes dhe reklamat prej të dukuri nuk i shkojnë fare këtij shteti. Në radhë të dytë ISIS ka kërrcënuar Gjermaninë edhe jo Shqipërinë, sepse Gjermania po mbart politikën e diplomacisë midis shteteve për të ndalur një luftë të përgjakshme më e fortë se Dy luftërat Botërore. Një politikë e zgjuar e Gjermanisë, por edhe sfiduese për ushtrinë islamike e cila e konsideron këtë politikë si sfiduese të luftës së All-Lahut kundrejt njerëzve të përlyer. E pra, kjo luftë do të nisë nga Lindja dhe do të përfundojë në Perëndim, por ne gjithnjë do të jemi ajo URA që do të lidhim ushtritë pushtuese me ato të pushtuarat edhe në fund do të themi si gjithnjë se Luftuam për Liri sikurse po themi se kërrcënohemi nga ISIS pa pasur kurrë ngjarje dhe marrim masa kur nuk jemi të zot të mbrojmë popullin tonë nga vrasje të vogla e jo nga ngjarje si ato të Parisit. Në fund do të ngelemi me krenarinë tonë duke shfletuar faqe historish të shpikura edhe të stërzmadhuara se atë që bëm ne nuk e bëri askush.