BE-ja kritikoi Turqinë për shkelje të drejtave njerëzore
Bashkimi Evropian në raportin për përparimin e Turqisë drejt integrimeve evropiane ka akuzuar qeveritarët e saj për kthim mbrapa në zbatimin e sundimit të ligjit dhe lirisë së shprehjes. Në raport Bashkimi Evropian i bën thirrje qeverisë së re në Ankara të ndërmerr hapa të shpejta që të ndryshojë këtë gjendje. Këtë raport i cili ishte dashtë të publikohet para zgjedhjeve në të cilin partia e kryetarit Rexhep Tajib Erdogan është kthyer në pushtet, por Brukseli e ka prolonguar për periudhën pas zgjedhjeve, Turqia është lavdëruar për pranimin e refugjatëve sirianë dhe bashkëpunimin për çështjen e krizës së refugjatëve, ka përcjell agjencioni AFP.
Nga ana tjetër, qeveria turke ashpër është kritikuar për shkak të gjendjes në vend, në të cilin Brukseli ka theksuar se gjatë kohës së pushtetit të Erdoganit ka ardhur gjer te” kthimi serioz mbrapa” kur është fjala për lirinë e të shprehurit dhe se edhe gjyqësia është e kërcënuar. “ Në raport theksohet në trendin e përgjithshëm negativ në çështjen e sundimit të ligjit dhe drejtave fundamentale”, ceket në rezymenë e raportit të Komisionit Evropian. Angazhimi i Turqisë në anëtarësimin në Bashkimin Evropian është e kërcënuar me veprimet të cilët janë”jashtë standardeve evropiane”, theksohet në rezyme.
“Qeveria e re që do të themelohet pas zgjedhjeve të përsëritura me 1 nëntor do të duhej urgjentisht që të trajtojë këto prioritete”, thekson Bashkimi Evropian dhe përkujton në kallëzime penale kundër gazetarëve dhe shkrimtarëve, frikësimit të medieve dhe ndryshimit të ligjit për internetin. Pas disa vitesh gjatë së cilës liria e shprehjes ishte në rritje, gjatë dy viteve të kaluara ka ardhur gjer te ngadalësimi i konsiderueshëm, ka publikuar Komisioni Evropian dhe shtoi se që nga viti 2014 është kërcënuar pavarësia e gjyqësorit dhe se gjyqtarët dhe prokurorët janë ekspozuar shtypjes së madhe politike.
Burimi: globalcir