Arabia Saudite përkrahëse e fort e Serbisë dhe kundërshtuese e Kosovës për anëtarësim në UNESCO
“Arabia Saudite është e dedikuar që të mbrojë trashëgimitë fetare dhe kulturore pavarësisht se për cilën fe apo politikë bëhet fjalë, UNESCO shkatërron trashëgimin fetare serbe. ”, ka thënë El Saud.
Princi Sulltan bin Salman bin Abdulaziz el Saud, përndryshe Kryetari i Këshillit të Lartë për Turizëm dhe Kulturë i Arabisë Saudite, gjatë qëndrimin në Beograd, u ka premtuar zyrtarëve serbë se t’a përcjell te autoritetet saudite kërkesen e qeverisë serbe për ta kundërshtuar iniciativën e pranimit të Kosovës në UNESCO.
Në pyetjen e gazetarëve se pse Arabia Saudite po e mbështet iniciativën kur në Kosove po shkatërrohet trashëgimia fetare serbe, princi ka thënë se ajo është kompetencë e ministrave tjerë të Arabisë Saudite, dhe se ky vend është i dedikuar për ruajtjen e trashëgimive kulturore dhe fetare në botë.
Ai ka shtuar se për atë çështje që ka biseduar me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, dhe zëvendëskryeministrin Rasim Ljajiq, dhe se mendimin e tyre do t’ua përcjellë autoriteteve në Arabinë Saudite, raporton Beta ka thënë El Saud./Lajmi