Karvani simbolik i Imam Hussejnit (a.s.) u zhvendos në Stamboll, Turqi
Një karvan simbolik i Imam Hussejnit (a.s.) u zhvendos në qytetin e Stambollit, Turqi, për t'iu rikujtuar njerëzve martirizimin e Imam Hussejnit në Qerbela mbi 13 shekuj më parë. 1437-2015
Në Betejën e Qerbelasë, e cila u zhvillua më 10 Muharrem, në vitin 61, sipas Kalendarit Hënor të Hixhretit, sipas Kalendarit Islamik, në Qerbela, Irak. Në njërën anë ishin 72 përkrahësit dhe të afërmit e Profetit Muhammed (a.s.) nipi Hussejn Ibn Ali, në anën tjetër ishte një detashment prej 30 mijë trupash ushtarake nga forcat e Jezidit, halifit Umajad.
Imam Hussejni (nipi i profetit Muhammed a.s.) dhe shokët e tij u martirizuan në ditën e Ashures, në ditën e 10-të të muajit Muharrem (muaji hënor), e cila bie më 24 tetor 2015 të këtij viti.
Ceremonitë e Muharremit simbolizojnë qëndrimin e përjetshëm dhe të palëkundur të vërtetës kundër gënjeshtrës dhe përpjekjeve të njerëzimit kundër tiranisë, shkaku për të cilin Imam Hussejni u martirizua, ra shehid, dëshmor.
Burimi: ABNA 24