Studiuesit: ISIS-i është një bandë injorante
Rijad:
Dijetarët më të lartë të Arabisë Saudite kanë dënuar një sulm vetëvrasës në Nexhran në fillim të javës, ku u vranë dy besimtarë dhe u plagosën disa të tjerë.
Në një deklaratë të lëshuar menjëherë pas sulmit, Këshilli i Dijetarëve të Mëdhenj tha se sulmi kishte për qëllim të minojë sigurinë dhe stabilitetin e vendit dhe është në kundërshtim me Ligjin Islamik (Sheriatin).
Arabia Saudite në kohët e fundit ka përjetuar një sërë aktesh terroriste nga ISIS-i, grupi ekstremist i njohur si Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë, duke pasur në shënjeshtër xhami.
Dijetarët thanë se sulmi ka shërbyer vetëm për të bashkuar më tej vendin prapa qeverisë. Tani të gjithë janë të vetëdijshëm se këta armiq natyrisht që nuk kanë synime për një zonë të caktuar ose për njerëz, por e kanë në shënjestër sigurinë, stabilitetin dhe unitetin e Arabisë Saudite.
Dijetarët thanë se është ishte e qartë se ISIS-i po vepron kundër Ligjit Islamik, Sheriatit, sepse veprimet e tyre kanë për qëllim vetëm për të shkaktuar shkatërrim. Islami është një fe që i çliron njerëzit, nuk i izolon ata”.
ISIS-i mashtron popullin dhe duhet të konsiderohet si një bandë , që jeton me injorancë dhe barbarizëm, thoshte deklarata.
Dy persona u vranë dhe 26-të u plagosën kur sulmuesi vetëvrasës hodhi veten në erë në një xhami në fshatin Dahdah në Nexhranit të hënën në mbrëmje.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Gjeneral Major Mansour Al-Turki tha se sulmi ndodhi në xhaminë Al-Mashhad në fshat kur besimtarët po dilnin nga xhamia pas namazit të Akshamit.
Një burrë, i veshur me një rrip eksploziv, hodhi veten në erë duke vrarë një besimtar.
Më vonë një tjetër besimtar vdiq nga plagët. Një numër i besimtarëve të tjerë u plagosën, tha ai.
ISIS-i e morri përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë të postuar në Twitter.
Burimi: ARAB NEWS