Britania ringjalli lidhjet diplomatike me Iranin
Britania shpalli vendimin për të ringjallur lidhjet diplomatike me Iranin duke emëruar përfaqësuesin, i ngarkuari me punë në Iran.
Britania shpalli vendimin për të ringjallur lidhjet
diplomatike me Iranin duke emëruar përfaqësuesin, i ngarkuari me punë në Iran.
Sipas Press TV, Zyra e Jashtme e
Britanisë tha në një deklaratë të hënën, më 11 nëntor 2013, se Ajay
Sharma është emëruar përfaqësues , i ngarkuar me punë nga Mbretëria e Bashkuar,
i ngarkuari me punë në Iran. Zajay Sharma do të marrë emërimin e tij menjëherë.
Sharma tha në një deklaratë:
Unë e mirëprita me shumë kënaqësi ripërtëritjen e kontakteve të drejtpërdrejta në mes të Mbretërisë së Bashkuar me Qeverinë Iraniane dhe shoqërinë e saj. Kjo është me shumë interes për të dy vendet
tona.”
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i
Iranit, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Marzieh Afkham tha të hënën, më 11
nëntor 2013, se Irani ka emëruar Muhammed Hassan Habibullahzadeh si përfaqësue
me punë, i ngarkuar në Britani.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të
Iranit, Marzieh Afkham tha të hënën, më 11 nëntor 2013, se:
Pas
një takimi midis ministrave të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe
Britanisë, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më
23 shtator 2013, dhe pas takimeve mes zyrtarëve të ministrive të të dy vendeve,
Iran-Britani, në Nju Jork dhe Gjenevë, Ministria e Jashtme e Iranit emëron Muhammed
Hassan Habibullahzadeh si përfaqësues të vendit tonë me punë, i ngarkuar në
Britani.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme
të Iranit, Marzieh Afkham shtoi se përfaqësuesi
Muhammed Hassan Habibullahzadeh do të niset për në Londër në të ardhmen e afërt
për të shqyrtuar situatën e pasurive të Iranit në Britani, objektet, ndërtesat dhe
gjithashtu për të përmirësuar aktivitetet aktuale konsullore.
Burimi: Press TV