Zëvendës kancelari gjerman: Imam Hussejni iu mësoi të gjithë popujve lirinë dhe humanizmin
Imam Husejni (a.s.) iu mësoi të gjithë popujve gjatë historisë që rezistenca e të fortë kundër tiranisë do të çojë te liria dhe vlerat e njerëzimit, tha zëvendës kancelari gjerman, Sigmar Gabriel.
Sigmar Gabriel, i cili është edhe kryetar i Partisë Sociale Demokratike të Gjermanisë (SPD), i dërgoi një mesazh Bashkësisë Islame të Gjermanisë, Komuniteteve Shiite në Gjermani në përvjetorin e martirizimit të Imam Hussejnit (a.s.), në ditën e Ashures, e cila këtë vit ra më 24 tetor 2015.
Në mesazhin e tij, ai shprehu ngushëllimet për ngjarjen e Ashures në emër të Partisë Sociale Demokratike të Gjermanisë (SPD).
Sigmar Gabriel e lidhi largimin e Imam Hussejnit (a.s.) nga Meka në Irak
me migrimin e fundit të qindra, mijëra njerëzve si pasojë e luftës shkatërrimtare
në Lindjen e Mesme për të gjetur një vend të sigurt në vendet evropiane,
veçanërisht në Gjermani.
Ai vlerësoi anëtarët IGS për hapjen e dyerve të
zemrave të tyre dhe të shtëpive për refugjatët, duke thënë se Gjermania duhet
të promovojë unitetin midis emigrantëve dhe qytetarëve pa marrë parasysh besimin dhe kombësinë e tyre.
Ai kërkoi nga anëtarëve e IGS për të ndarë përvojat e tyre me qytetarët e tjerë në lidhje me refugjatët.
Sigmar Gabriel kryesoi një delegacion të madh gjerman në Teheran në muajin korrik, 2015, për të biseduar rreth zgjerimit të marrëdhënieve politike dhe ekonomike.
Ai ka shërbyer si Ministër për Çështje Ekonomike dhe të Energjetikës dhe zëvendës kancelari i Gjermanisë nga viti 2013. Ai ishte Ministri i Mjedisit nga viti 2005 deri në vitin 2009.
Në shtator të vitit 2015, në mes të krizës së emigrantëve në Evropë, Sigmar Gabriel vizitoi kampin e refugjatëve Zaatari në Jordani për të mësuar më shumë në lidhje me gjendjen e sirianëve që po largohen nga dhuna në luftën e vazhdueshme civile në Siri që shpërtheu në vitin 2011.
Burimi: Teheran Times