Serbia

Mbretëria Saudite dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen e turizmit

Princi Sultan bin Salman, kryetar i Komisionit Saudit për Turizmëm dhe Trashëgimisë Kombëtare, mbërriti në Beograd të mërkurën për të nënshkruar një marrëveshje të turizmit me Serbinë. Ai gjithashtu vizitoi vende të ndryshme historike në kryeqytet, në Beograd, dhe u takua me zyrtarë të lartë qeveritarë.

 

Xhiddeh:  

 

Princi Sultan bin Salman, kryetar i Komisionit Saudit për Turizëm dhe Trashëgimi Kombëtare (SCTNH) arriti në Beograd të mërkurën për një vizitë zyrtare, e cila do të përfshijë nënshkrimin e një marrëveshje turistike  me Serbinë. 

Princi Sultan ishte ftuar nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Brendshme dhe të Telekomunikacionit, Rasim Ljajiç. Ai u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Beogradit nga Hani bin Abdullah Mumina, ambasador i Arabisë Saudite, dhe zëvendës kryeministri serb i tregtisë, turizmit dhe komunikimit.

Të mërkurën ai vizitoi Xhaminë Bajrakli në Beograd dhe u takua Myftiun e Serbisë, Muhamed Jusufspahiç dhe biseduan rreth zhvillimeve në shtetet  evropiane dhe muslimane.

Ai gjithashtu vizitoi projektin e zhvillimit detar në  Beograd dhe u takua me kryetarin Sinišha Mali për një konferencë, dhe vizitoi  Muzeun Ushtarak në Kalanë e Beogradit  dhe Muzeun e Historisë Jugosllave.

Princi është planifikuar të takohet me kryeministrin e Serbisë dhe një numër zyrtarësh të lartë. Ai do të nënshkruajë  marrëveshjen e turizmit  me zëvendës kryeministrin serb dhe ministrin e tregtisë dhe turizmit.

Burimi: Arab News