Gjermania i kthen emigrantët ekonomik
Ata të cilët konsiderohen emigrantë ekonomik, shumica nga vendet e Ballkanit”me prejardhje të sigurtë” do të kthehen mbrapa në afat prej tre javësh. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe partnerët e saj të koalicionit kanë arritur pëlqimin që Berlini të shpejtojë kthimin në vende nga të cilët kanë ardhur azil kërkuesit kërkesa e të cilëve është refuzuar, me premtimin se do të rregullojnë situatën në çështjen e fluksit rekord të refugjatëve të ardhur në Gjermani.”Gjersa Gjermania për refugjatët nga Siria dhe zonat tjera të luftës do të vazhdojë të jetë ”parajsë e lejuar”, ata të cilët konsiderohen për emigrantë ekonomik shumica nga vendet e Ballkanit ” me prejardhje të sigurt” do të kthehen në afat prej tri javësh”, ka paralajmëruar Angela Merkel.
Merkel dhe dy lider tjerë partiak, poashtu janë pajtuar rreth sistemit ID të ri të zgjeruar si dhe bazës qendrore të shënimeve për azilantët. ”Kemi ndërmarr hapi e mirë dhe të sigurtë”, ka deklaruar Merkel në shoqëri me zëvendëskryeministrin Sigmar Gabriel dhe Horst Seehofer nga CSU-ja partia bavareze simotër të CDU-së. Treshi qeverisës kanë arritur marrëveshjen për themelimin e tri gjer pesë qendra të reja regjistruese për kërkuesit e azilit, për ata të cilët konsiderohen se kanë pak gjasa që të lejohen të mbesin në Gjermani. Berlini ka marrë qëndrim më të fortë ndaj azil kërkuesve nga vendet të cilët nuk janë në luftë, që ka sjell gjer te rrënja rapide e tyre para se gjithash prej vendeve të Ballkanit. AFP cek se Gjermania ka nis të kufizojë ardhjen e refugjatëve nga Afganistani. Gjermania ka regjistruat më shumë se 758.000 refugjatë nga janari gjer në tetor, prej të cilëve sirianët përbëjnë një të tretën, ndërsa shumë të tjerë vijnë nga Iraku dhe Afganistani. Vetëm në tetor në Gjermani kanë arrit 181.000 refugjatë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 163.000 refugjatë në shtator.
Burimi: Al Jazeera