Arabia Saudite e dyta në mes shteteve arabe viktima të aksidenteve
Arabia Saudite renditet e dyta mes shteteve arabe dhe e 23-ta globalisht në aspektin e vdekjeve për shkak të aksidenteve rrugore, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Sipas statistikave, një aksident me makinë ndodh në çdo sekondë, ndërsa 17-të persona vdesin në aksidente çdo ditë mesatarisht në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Ndër shkaqet kryesore të aksidenteve janë përdorimi i telefonave celularë, kur shoferi injoron dritë e kuqe.
Shkaqet e zakonshme të aksidenteve përfshijnë përdorimin e telefonave celularë, kur shoferi injoron dritën e kuqe, parakalimi në anën e gabuar dhe ndalimi në zonat e përcaktuara për personat me nevoja të veçanta.
Ka shumë nevojë për një zbatim më rigoroz të ligjeve të trafikut në Mbretërinë e Arabisë Saudite në funksion të mungesës së disiplinës në mesin e shoferëve, e cila shpesh rezulton në fjalosje mes shoferët, sipas një përfaqësuesi të mediave dhe ish profesor universitar.
Raporti cili vuri në dukje se aksidentet rrugore marrin jetën e më shumë se 1.2 milion në vit, dhe se 90-të për qind e tyre ndodhin në vendet në zhvillim, pavarësisht nga fakti se ato përmbajnë vetëm 54 për qind të numrit të përgjithshëm të makinave në botë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i atribuon vdekjet në mungesë të ligjeve që rregullojnë sjelljen e makinës, si dhe kufijtë me shpejtësi të lartë në këto vende, përveç mungesës së planifikimit më të mirë të rrugëve.
Burimi: Arab News