Paraqitje e shkurtër: Pesë dorëshkrime të lashta të Kur’anit në Rusi
Disa dorëshkrime të Kur'anit janë të ruajtura në Rusi, më vjetri është në fund të shekullit të VII-të.
Prejardhja apo origjina e këtyre dorëshkrimeve është shumë e gjerë, nga Bjellorusia në Afrikën Perëndimore. Këtu është një listë e pesë dorëshkrimeve më interesante të Kur'anit që mbahen në Rusi.
Kur’ani i hz. Osmanit (r.a.)
Instituti i Dorëshkrimeve Orientale në Shën Petersburg ka një kopje të Kur'anit që muslimanët e Azisë Qendrore për shumë shekuj e kanë konsideruar të jetë një nga dorëshkrimet e para të tekstit të shenjtë. Kohët e fundit, një fragment i Kur'anit të Osmanit u zbulua në një fshat të vogël jo shumë larg nga kufiri Uzbek-Afgan.
Kur’ani i Kufës
Fragmente të Kur’anit të lashtë kufik mbahet me krenari në koleksionet e Muzeve të Rusisë. Një koleksion i tillë i takon Bibliotekës Kombëtare të Rusisë në Shën Petersburg. Kur’ani e ka origjinën nga Xhamia e Amr ibn As në Kajron e Vjetër (e ndërtuar në vitin 643). Koleksioni i bibliotekës është më i madhi në Evropë dhe një nga më të mëdhenjtë në botë, përsa i përket numrit të stilit Kufik (forma më e vjetër kaligrafik e dorëshkrimeve arabe. Një pjesë e rëndësishme e këtij kolekcioni është një fragment i konsiderueshëm si një prej dorëshkrimeve më të vjetra të Kur’anit, pjesa e dytë e cila tashmë mbahet në Bibliotekën Kombëtare në Paris.
Kur’ani Tatar
Një dorëshkrim unik i Kur'anit është mbajtur në Arkivin Shtetëror të Rusisë të Veprave të Lashta (në Moskë). Një inventar i Arkivit Posolsky Prikaz (Ministrisë së atëhershëm të Punëve të Jashtme) të hartuar në vitin 1560 nën Car Ivanin e Tmerrshëm përmend një Kur’an Tatar që është përdorur në ceremonitë e betimit. Çfarë ka mbijetuar deri në ditët e sotme është një kopje e Kur’anit që ishte përdorur nga muslimanët kur janë betuar. Në Kur’an, ajeti 16:91 që është përdorur kur janë betuar, është shkruar me shkronja të arta.
Kur’ani tetëkëndësh në miniaturë
Tre Kur’an tetëkëndësh në miniature, të cilët tradicionalisht ishin pjesë e flamujve të ushtrisë muslimane, mbahen tani në Muzeun e Pjetrit të Madh të Antropologjisë dhe Etnografisë (Kunstkamera) të Akademisë së Shkencave të Rusisë.
Kurani i Faberge-t
Një pjesë tjetër unike është një kopje miniaturë e Kur’anit që i përkiste argjendarit të famshëm Karl Faberge, i cili e bleu atë për të shënuar përfundimin e një komisioni afatgjatë nga Princesha franceze Cecile Murati.
Për krijimet e tij, Faberge, argjendar i gjykatës të perandorit të Rusisë, mori shumë dhurata si dhe medalje të shumta nga rusët dhe të huajtë, si dhe medalje në Rusi dhe Ekspozitat Botërore.
Menjëherë pas Revolucionit Bolshevik, qeveria sovjetike - në mënyrë që të rrisë paratë që i kishte shumë të nevojshme për të përballuar me luftën dhe shkatërrimin – vendosi t’i shesë disa nga veprat e Faberge-t jashtë vendit. Çfarë ka mbetur është shpërndarë nëpër disa muzeume.
Dorëshkrimet orientale që dikur i përkisnin argjendarit përfunduan në një koleksion të Akademisë në Shën Petersburg.
Burimi: RB