Kosova

Me hatër apo me forcë Kosovën duhet mbrojtë

Patriku serb Irinej ka thënë se të gjithë jemi të obliguar të ngrisim zërin në mbrojtje të Kosovës dhe se ”nëse forca e merr, duhet bërë çmos që ja me hatër ja me forcë Kosovën ta kthejmë”.
“Shpresoj se nuk do të kemi rast në atë mënyrë të mbrojmë Kosovën, porse ndërgjegjja dhe bindja e atyre të cilët vendosin për fatin tonë do të flasin në mënyrë se si do të duhej të flas ndërgjegjja njerëzore e pastër dhe e zgjuar” ka thënë patriku Irineji gazetarëve me rastin e fillimit të mbajtjes së sesionit të UNESCO-së. Tani është fjala që të na i marrin shenjtërit dhe të i shpallin shenjtërit të Kosovës. Patriku Irinej gjatë vizitës ipeshkvisë së Nishit, ka thënë se në Kosovë dhe Metohi gjenden shenjtërit tona.”Ajo është historia jonë, kultura jonë, fillimi i gjithë asaj të madhes dhe të përhershmes në historinë tonë, kulturën tonë”. “Ne në asnjë rast nuk mund të lejojmë as vetes, as tjerëve që Kosova dhe Metohia të mos jenë e popullit të cilit i takojnë, prej kur dihet për Kosovën dhe popullin serb”, ka deklaruar Irineji.
Ai ka thënë se shenjtërit serbe, tani  duhet deleguar popullit i cili gjatë gjithë historisë së vet ka djeg shenjtërit tona dhe këtë nuk guxojmë të lejojmë. Irineji ka përkujtuar se në Kosovë dhe Metohi gjendet rezidenca e patrikëve serb(Patriarkana e Pejës), si dhe shenjtërit më të mëdha të historisë dhe kulturës sonë.

Burimi: b92