‘Imam Hussejni (a.s.) përtej Ashures’
Libri 'Imam Hussejni (a.s.) përtej Ashures’, shqyrton kryengritjen e Qerbelasë dhe martirizimin e Imam Hussejnit (a.s.) dhe e konsideron ngjarjen e Ashures në dritën e besimit.
Imam Hussejni (a.s.) përtej Ashures është titulli i një libri shkruar nga Muhammed Safari Kavkardi në të cilën ai shpjegon ngjarjet e Qerbelasë dhe jetën e Imam Hussejnit që nga lindja deri në martirizim.
Ata që janë të interesuar për këtë libër mund të lexojnë rreth lindjes së Imam Hussejnit (a.s.), do të lexojnë rreth përshëndetjes së melajqeve dhe shoqërimi i Imam Hussejnit me të atin dhe jeta e tij pas martirizimit të Imam Aliut, si dhe fillimin e Imamatit të Imam Hassanit.
Autori vazhdon të shkruajë për paraardhësit e Mu`avijes dhe periudhën dhjetë-vjeçare të heshtjes vëzhguar nga Imam Hussejnit (a.s.) në këtë shqyrtim. Lexuesit të vazhdojnë të lexojnë për disa pikëpamje politike të Mua`avijes dhe magjepsjen e tij me pushtet dhe çfarë e dallon atë nga Imam Aliu (a.s.).
Pas vdekjes së Mua`avijes, autori vë në dukje daljen e Imam Hussejnit (a.s.) nga Medina dhe vazhdon me shpjegue arsyen pse ai nuk u betua për
besnikëri ndaj Jezidit.
Letrat nga njerëzit e Kufes dhe lajmet e martirizimit të Ebu Muslimit janë në mesin e temave të tjera interesante për t’u lexuar në këtë libër.
Në një pjesë tjetër të librit, ju mund të lexoni në lidhje me sulmin e armikut ndaj shokëve të Imam Hussejnit, grabitjen e tendave, varrimin e dëshmorëve, skena tragjike dhe kështu me radhë që shkrimtari i shqyrton.
Libri Imam Hussejni (a.s.) përtej Ashures është botuar në 143 faqe, , tirazhi është një mijë kopje, botuar nga nga Akhbar Publications.Burimi: IBNA