Kulturë

Kursi intensiv për mësuesit e Kur'anit u zhvillua në Indonezi

Qendra Kulturore Iraniane në Indonezi ka mbajtur një kurs intensiv Kur'anor për 40-të mësuesit e Kur’anit në Indonezi  në qytetin Palembang.

Sipas degës së Agjencisë së Lajmeve IQNA në Azinë Lindore, Abulfadhl Hushmanish, ekspert iranian në shkencat kur’anore i cili është anëtar i Këshillit Shkencor të Universitetit të Teheranit dhe kreu i Qendrës Kur'anore të Ministrisë së Shkencës, Hulumtimit dhe Teknologjisë , zhvilloi mësimet në kursin tre ditor.

Ai theksoi rolin e rëndësishëm të mësuesve të Kur'anit dhe duke iu referuar ajeteve të sures Xhum'ah, ai vuri në dukje se mësimi i Kur'anit të Shenjtë ka qenë një aktivitet i Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.).

Leximi, këndimi i Kur’anit  me xhemat, lexim i Kur’anit të Shejtë  me rregulla, Tertil, në stilin Minshavi, leximi i Kur'anit me Tahkik në stilin e Al-Hasri dhe leximi i Mexhlisi Tehkik u mësuan në kurs.

Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu rreth mendimit, vrojtimit, përmbajtjes, kuptimit të Kur’anit dhe rreth disa parimeve të rëndësishme Tertilit në këndimine e Kur’anit nga Muhammed Siddik Minshavi si dhe një lexim semantik të Kur'anit.

Gjithashtu, ndër temat e kursit të Kur’anit ishin leximi me tertil i sures Bekare, Ali Imran, Nisa, i xhuzit 30-të  të Kur'anit, analiza semantike e ajeteve Kur'anore, etj.

Burimi: IQNA News