Dështimi i OKB-së në Palestinë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun ka mbërritur në Izrael-në Palestinën e pushtuar, në një përpjekje për të shpërndarë tensionet në rritje ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve, ndërsa ushtria pushtuese izraelite vrau edhe pesë palestinezë të martën, duke e çuar numrin e viktimave të palestinezeve nga represioni izraelit në 51 në më pak se tre javë.
Më shumë se 3000 palestinezë të tjerë mendohet të kenë pësuar lëndime të ndryshme nga plumba të gjallë, nga plumbat prej gome dhe granata tymuese ose nga gazi lotsjellës.
Për më tepër, dëshmitarët okularë palestinezë dhe disa grupe të të drejtave të njeriut kanë akuzuar Izraelin për ekzekutimin me gjakftohtësi të një numri të rinjsh palestinezë për dyshimin se ata kinse po planifikonin të godasin ushtarët izraelitë dhe kolonët.
Rreth nëntë ushtarë izraelitë dhe kolonë u vranë gjithashtu dhe dhjetra të tjerë u plagosur në të njëjtën periudhë.
Dhuna, shpesh i quajtur si Intifada e tretë palestineze apo kryengritja palestineze, që filloi pasi fanatikët mesianikë hebrenj të mbështetur nga qeveria kryen shkelje të të drejtave njerëzore, pothuajse në baza ditore, në Xhaminë Al-Aksa, një nga xhamitë më të shenjta të Islamit.
Grupet mesianike çifute, duke përfshirë edhe ministrat e qeverisë, tani e thonë hapur se dëshira e tyre është të shkatërrohen vendet e shenjta Islame, sikur Xhamia Al-Aksa, në mënyrë që të ndërtojnë një tempull hebraik në këtë zonë.
Shumica e palestinezëve e konsiderojnë Xhaminë Al-Aksa një çështje të jetës ose vdekjes pasi ajo simbolizon ekzistencën e tyre fetare-kombëtare. Prandaj, është sulmuar vazhdimisht Xhamia Al-Aksa nga grupet fanatike çifute, kjo shihet nga shumica e palestinezëve si provokim i fundit.
Në anën tjetër, Izraeli duket i dehur tërësisht me arrogancën e pushtetit, si rezultat i fuqisë ushtarake të Izraelit dhe nga dominimi hebre mbi qeverinë amerikane, sidomos në Kongres.
Pas mbërritjes së tij në Tel Aviv, Ban Ki-moon përsëriti fjalë të rëndomta, të përsëritura, në lidhje me çështjen palestineze.
Megjithatë, shefi i OKB-së shmanget për të fajësuar Izraelin për vrasjen në mënyrë efektive, për zgjidhja e propozuar me dy shtete përmes zgjerimit të vendbanimeve të cilat shumica e vëzhguesve thonë se kjo ka eliminuar ndonjë perspektivë të mbetur për krijimin e ndonjë shteti të qëndrueshëm palestinez.
Kjo nuk është tepër vonë për të shmangur një krizë më të gjerë, këmbënguli Ban Ki mun. Në takimet e mia sot dhe nesër me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë, unë do të përpiqem që të gjithë të marrim hapa të bashkërenduara për të kufizuar incidente të reja në të dyja anët. Dhuna lind vetëm dhunën .
Ban Ki -mun shtoi se ekstremistët në të dyja anët, ose ata të cilët mendojnë se dhuna është përgjigje, nuk duhet të lejohet për të nxitur më tej konfliktin.
Përtej tensioneve, ajo që mungon është vendosmëria për të rivendosur një horizont politik për bisedime, dhe një proces politik që sjell rezultate reale dhe shpresë, vuri në dukje z. Ban Ki-mun. Dhuna vetëm dëmton aspiratat legjitime palestineze për shtetësi dhe izraelite për siguri.
Duke nënvizuar se status quo-ja është vetëm duke i bërë gjërat më keq, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka deklaruar se ky konflikt ka vazhduar për një kohë shumë të gjatë.
Ne duhet , për të ardhmen e fëmijëve tanë, të kthehemi prapa nga kjo humnerë e rrezikshme, të mbrojmë zgjidhjen me dy shtete dhe të çojmë popullin në rrugën drejt paqes. Ai kërkoi, duke shtuar se OKB-ja, dhe vetem si Sekretari i Përgjithshëm, do të vazhdojë të mbështesë të gjitha përpjekjet për të krijuar kushtet për një kthim në negociata të rëndësishme dhe të një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Vizita e Ban Kim un-it nuk ka gjasa që të kontribuojë në restaurimin e qetësisë, veçanërisht në dritën e dështimit të Izraelit për të ndaluar ngatërrimet në lidhje me situatën delikate në Xhaminë Al-Aksa.
Për më tepër, përgjigja vdekjeprurëse e Izraelit për protesta palestineze gjatë krizës në Xhamisnë Al-Aksa duket se kanë krijuar një situatë zjarrvënëse të cilat mund të përmbahen vetëm me veprime drastike të OKB-së kundër politikave shtypëse të Izraelit në Palestinë, domethënë zgjerimit të vendbanimeve .
Sidoqoftë, një ndërhyrje e tillë nga OKB-ja ka shumë pak gjasa për shkak të hegjemonisë amerikane mbi organizatën ndërkombëtare.
Shtetet e Bashkuara, kujdestari-aleat i Izraelit, kanë përdorur veton e saj shumë herë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të anuluar dhjetëra rezoluta të Këshillit të Sigurimit që do të kishte detyruar Izraelin të tërhiqet nga territoret e pushtuara dhe të lejojë krijimin e një shteti të qëndrueshëm palestinez.
Për më tepër, mbështetja praktikisht e pakufizuar ushtarake për Izraelin nga Shtetet e Bashkuara ka bërë që shteti zionist të jetë një superfuqi virtuale ushtarake që është i aftë për të sfiduar të gjithë komunitetin ndërkombëtar.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili është i njohur për pandershmëri dhe gënjeshtrat e tij, ka thënë se Izraeli nuk do të kërkojë për të ndryshuar status quo-në e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalem, (El-Kuds).
Megjithatë, ata që e njohin mirë mendimin e Netanjahut dhe gjuhën e tij të shtrembëruar e kuptojë shumë mirë se Netanjahu, kur iu referua status quo, është vetëm duke aluduar, ku hebrenjt fanatikë janë të lejuar, me përcjelljen dhe mbrojtjen e ushtrisë, për të hyrë në shenjtoren Islamike, në Xhaminë Al-Aksa, për më tepër për të mbajtur ritualet talmudike, në mënyrë që t’i bëj të pandjeshëm kundërshtimet muslimane dhe të kërkojnë një pikëmbështetje në vendin e shenjtë Islamik 1400-vjeçar.
Për këtë arsye, Izraeli mban përgjegjësi absolute dhe për dhunën aktuale që përfshiu zonën, së pari për vrasjen me vetëdije, për shkatërrimin e të gjitha perspektivat për paqe për shkak të zgjerimit të vendbanimeve dhe së dyti, për ngatërrimet me fuçi baroti rreth Xhamisë Al-Aksa.
Burimi: Palestina Information Center