Dijetari i lartë musliman boshnjak e kritikon kryeministrin e Hungarisë
Dijetari i lartë musliman i Bosnjës e kritikon kryeministrin hungarez për komentet e tij arbitrare dhe të dëmshme anti-Islame, duke thënë se ato ishin thënë nga injoranca.
Çdo [lloj] injorance është e dëmshme, dhe në veçanti ajo që mbështetet nga zyrtarë të lartë politikë që kanë pushtet social dhe rolin për të ndikuar publikisht në mendimin e të tjerëve, tha Husejn Efendi Kavazoviç i Bosnjës në një deklaratë të cituar nga Agjencia Reuters, të mërkurën, më 12 tetor 2015.
Husejn Efendi Kavazoviç, i cili drejton komunitetin më të madh në Evropë të muslimanëve të njohur për moderim dhe tolerancë ndaj feve të tjera, kishte komentuar kryeministrin hungarez, Viktor Orban në deklaratën e fundit.
Ndërsa qindra mijëra emigrantë, kryesisht muslimanë dhe refugjatë që po vërshojnë në Bashkimin Evropian, duke përfshirë Hungarinë, kryeministri i djathtë i ka quajtur ata një kërcënim për prosperitetin e Evropës, të sigurisë dhe të vlerave të krishtera.
Viktor Orban, gjithashtu, citohet të ketë thënë se Islami nuk ka qenë kurrë pjesë e Evropës, por erdhi në Europë, dhe se ai, (Islami) nuk pasqyron shpirtërisht Evropën, por më tepër një mënyrë të ndryshme të jetës.
Duke kritikuar kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, Husejn Efendi Kavazoviç tha se njerëzit e arsimuar e dinë se ashtu si erdhi Islami në Evropë nga vende të tjera, kështu ka ardhur Krishterimi dhe Judaizmi.
Pohimet e kryeministrit, Viktor Orban ishin arbitrare dhe të dëmshme dhe se shpresonte që të mos dëgjojnë pretendime të ngjashme nga zyrtarë të lartë evropianë në të ardhmen, shtoi ai.
Husejn Efendi Kavazoviç shtoi se komentet e Viktor Orbanit mohuan parimin e demokracisë dhe tradhtuan frymën e Krishterimit.
Demokracia nuk është një produkt origjinal evropian, tha ai.
Ajo u shpik në Greqi në kohën kur Evropa nuk ekzistonte si koncept kulturor dhe kur qytetet greke ishin pjesë e botës që si një qytetërim ishte pjesë drejt Lindjes.
Rreth 350.000 emigrantë kanë bërë udhëtim të rrezikshëm për të arritur në brigjet e Evropës që nga janari i këtij viti, sipas statistikave të publikuara nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).
Organizata Ndërkombëtare për Migrim IOM-i tha se më shumë se 2,600 emigrantë u mbytën duke u përpjekur për të kaluar Mesdheun në të njëjtën periudhë.
Hungaria ka mbyllur kufijtë e saj jugor me një gardh çeliku për të mbajtur jashtë emigrantët që vijnë në veri nëpër Ballkan nga Greqia, të cilët kërkojnë mbrojtje nga lufta dhe persekutimi.
Burimi: OnIslam.net