İslamofobe

PEGIDA Dëshiron muslimanët, refugjatët në kampet naziste

Lëvizja gjermane e ekstremit të djathtë  anti-Islame PEGIDA ka ardhur nën hetim pasi një nga folësit e saj sugjeroi se vendi duhet të rihapë kampet e përqëndrimit të epokës naziste dhe t’i vendosin muslimanët dhe refugjatët atje.

Ne jemi duke e hetuar rastin për dyshimin e nxitjes së urrejtjes, tha të marten, Lawrence Haase, prokurori i shtetit për qytetin e Drezdenit në Gjermaninë lindore, njoftoi DPA. Ne jemi duke kontrolluar rëndësinë penale, vuri në dukje ai.

Hetimi u nis një ditë pasi qyteti organizoi një miting prej mijëra vetësh duke shënuar përvjetorin e parë të themelimit të lëvizjes, ku shkrimtari gjermano-turke Akif Pirincci i tha masës:

Sigurisht, ka alternativa të tjera, por kampet e përqendrimit për fat të keq janë jashtë shërbimit.

Themeluesi i lëvizjes Lutz Bachmann më vonë kërkoi falje për vërejtjet e shkrimtarit gjermano-turke Akif Pirincci në faqen e tij në Facebook, duke u përpjekur për të shmangur valën e reagimeve të forta që shpërthyen nga komentet.

Kjo nuk është hera e parë  që lëvizja është goditur nga një skandal.

Në muajin janar, Bachmann u largua si lider i grupit pas zemërimit publik lidhur me daljen në një foto të tij duke u paraqitur si Adolf Hitler.

PEGIDA është një akronim gjerman që do të thotë Evropianët Patriotë Kundër Islamizimit të Perëndimit.

Përkrahësit përpiqen për agjendën e saj anti-muslimane dhe anti-azilkërkues, PEGIDA filloi me mitingje në tetorin e vitit të kaluar dhe arriti të tërheqë mijëra mbështetës në të  gjithë Gjermaninë.

Skandalet dhe turpe të tjera shkaktuan  dorëheqje masive nga udhëheqësit e saj, të cilat ndikuan që grupi pothuajse të zhduket nga skena politike gjermane në fillim të këtij viti.

PEGIDA, megjithatë, ka filluar të riorganizohet pasi vendi përballet me një fluks të refugjatëve që ikin nga konfliktet në pjesë të ndryshme të botës.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: Press TV