Përfundoi takimi i Vjenës për Siri
Uniteti i Sirisë, pavarësia e
saj, integriteti territorial dhe sekulariteti duhet të mbesin, shkruan në
deklaratën e publikuar pas përfundimit të takimit në Vjenë për Sirinë. Në
deklaratën e miratuar është theksuar se të gjitha institucionet shtetërore të
Sirisë duhet të mbesin të paprekshme. Përveç kësaj, pjesëmarrësit në bisedime
në Vjenë janë pajtuar se në Siri duhet të likuidohen grupet terroriste të cilat
Kombet e Bashkuara i kanë shpallur organizata terroriste.
“ISIS-i dhe grupet tjera terroriste të cilat si të tillë i ka përcaktuar Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet shkatërruar”, shkruan në dokumentin e miratuar në Vjenë. Në të theksohet nevoja për përfundimin sa më shpejtë të luftës në mes qeverisë së Sirisë dhe forcave opozitare siriane. Shef i State Departamentit amerikan John Kery, duke komentuar përfundimin e bisedimeve në Vjenë, ka cek se të gjitha anët angazhohen për likuidimin e terroristëve dhe vendosjen e dialogut në mes pushtetarëve sirian dhe opozitës. “Të gjitha grupet terroriste, para se gjithash ISIS-I, duhet të mposhten. I bëjmë thirrje përfaqësuesve të qeverisë siriane dhe opozitës siriane të fillojnë dialogun politik dhe të formojnë qeverinë e re të bashkuar. Zgjedhjet e reja duhet të mbahen nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar Keri.
Në fund të deklaratës ceket se sirianët duhet të marrin ndihmën humanitare në tërë territorin e vendit.”Qasjen ndihmës humanitare duhet siguruar në tërë territorin e vendit. Pjesëmarrësit e takimit do të rrisin ofrimin e ndihmës personave të shpërngulur, refugjatëve dhe vendeve të cilët kanë pranuar refugjatë”, qëndron në deklaratë.

Burimi: sputniknews