Jemeni

Lëvizja e Imam Hussejnit (a.s.) kundër rrenës, mashtrimit

Udhëheqësi i Lëvizjes Ansarullah të Jemenit , Abdul-Malik el-Houthi
Udhëheqësi i Lëvizjes Ansarullah të Jemenit , Abdul-Malik el-Houthi

Udhëheqësi i Lëvizjes Ansarullah të Jemenit , Abdul-Malik el-Houthi e përshkroi kryengritjen e Imam Hussejnit  (a.s.) si një lëvizje kundër gënjeshtrës dhe mashtrimit.

Ne e kemi mësuar  lekcionin e rezistencës nga Imam Hussejni (a.s.), shtoi ai në një fjalim televiziv me rastin e Ashures, raportoi rrjeti i lajmeve Al-Alam.

Abdul –Malik Al-Houthi  iu referua rezistencës së popullit  të Jemenit kundër   agresionit saudit  prej disa muajsh kundër Jemenit, duke thënë se ashtu si Imam Hussejni (a.s.) i cili nuk u dorëzuan nga shtypja e Jezidit, tiranit të kohës,  populli  i Jemenit nuk do të mbetet i heshtur gjatë agresionit.

Pa marrë parasysh se sa kohë agresioni zgjatë, tha ai, vendosmëria e Jemenit për të mbrojtur vendin e tyre kundër agresorëve nuk do të ndalet.  

Ai vazhdoi duke thënë se sulmet  e udhëhequra nga Sauditët  në Jemen janë kryer me urdhër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se Rijadi kërkon të pushtuar  Jemenin për ta kthyer atë në një shtet që i përshtatet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe  aktivitetet Sioniste.

Më 26 mars 2015, Arabia Saudite dhe disa prej aleatëve të saj arabë, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, filloi   sulmet ajrore vdekjeprurëse kundër lëvizjes Ansarullah të Huthëve  në një përpjekje për të rivendosur pushtetin  e ish- presidentitn  të larguar, Abd Rabbuh Mansour Hadi, një aleat i ngushtë i Rijadit.

Më shumë se 5.400 njerëz, shumë prej tyre fëmijë dhe gra, janë vrarë në agresionin e  udhëhequr  nga Arabia Saudite  kundër  një shteti arab, Jemenit.

Burimi: IQNA News