Udhëheqësi: Bisedimet e fundit shpalosin armiqësinë e SHBA
Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik Ajetullah Sejjid Ali Khamenei tha se bisedimet e fundit bërthamore treguan se SHBA-ja nuk ka hequr dorë nga armiqësia e saj ndaj Iranit, dhe shtoi se Uashingtoni nuk ka arritur të dëmtojë vendin në sajë të qëndresës që tregoi populli iranian.
Një nga rezultatet e mira të bisedimeve
të fundit ( bërthamore ) ( mes Iranit dhe grupit të gjashtë fuqive botërore )
ishte armiqësia e shpallur e zyrtarëve të SHBA-ve ndaj Iranit dhe iranianëve,
ndaj Islamit dhe muslimanëve, deklaroi Ajetullah Sejjid Khamenei
deklaroi të enjten, duke shtuar se armiqësia ishte mjaft e dukshme në tonet dhe
komentet e zyrtarëve të SHBA-ve në javët e fundit.
Duke iu drejtuar mijëra prijësave
fetarë dhe njerëzve besimtarë në qytetin
e shenjtë Kom, udhëheqësi tha se fakti se amerikanët nuk pranojnë të veprojnë
kundër Iranit është për shkak të paaftësisë së tyre ( për të vepruar )
dhe jo mungesë së armiqësisë.
Bisedimet e fundit zbuluan armiqësinë
amerikane dhe pafuqinë e tyre, tha Ajetullah
Sejjid Ali Khamenei.
Udhëheqësi hodhi poshtë pretendimet e
Perëndimit se presionet e vendosura ndaj Iranit e kanë sjellë atë në tavolinën e bisedimeve.
Kur armiku ballafaqohet me një
komb që reziston, atëherë nuk ka rrugë tjetër përveç se të tërhiqet. Supozimi
se kombi iranian erdhi në tryezën e bisedimeve nën presionin e sanksioneve
është një gabim absolut.
Vërejtjet nga Udhëheqësi erdhën
ndërsa Sejjid Abbas Arakki, Zëvendës Ministri i Jashtëm i Iranit dhe një nga
negociatorët më të lartë të vendit, arriti sot në Gjenevë dhe ka të ngjarë që të mbajë një takim tri-palësh
me zëvendës shefin për Politikë të Jashtme të BE-së Helga Schmid dhe
përfaqësuesin e SHBA në bisedimet bërthamore, Wendy Sherman.
Vizita e Zv.Ministrit të Jashtëm të
Iranit për Çështje Ligjore dhe Ndërkombëtare në Gjenevë, Zvicër, ka për qëllim
zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura që mbetën
gjatë bisedimeve të mëparshme të ekspertëve të nivelit të lartë në mes Iranit dhe Grupit 5
+1 (SHBA, Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania).
Duke folur të enjten, më 9 janar 2014, Sejjid
Abbas Arakki tha se ai mund të ketë një takim tri-palësh me Schmid e BE-së dhe të Nënsekretarit Amerikan për
Çështje Politike, Wendy Sherman në Gjenevë, sot.