Kulturë

Kur’ani i Shenjtë është mesazhi i paqes për njerëzimin

Dijetari, shkrimtari Zahid Malik
Dijetari, shkrimtari Zahid Malik

Në ceremoninë e hapjes së Edicionit Arab të Mazameen-i-Kuran-i-Hakim, i përpiluar nga z. Zahid Maliku, në Islamabad, të premten, folësit përgëzuan  shumë përpiluesin për përpjekjet e tij për të përhapur mesazhin e Librit të  Shenjtë  në gjuhë të ndryshme të botës.

Ministri Federal për Informim, Transmetim  dhe Trashëgimi Kombëtare, Senatori Pervaiz Rashid kryesoi ceremoninë. Përveç z. Zahid Malik,  ndër folësit kishte studiues dhe ambasadorë. 

Duke iu drejtuar ceremonisë, senatori Pervaiz Rashid tha, mesazhi i Kur’anit është mesazh i paqes dhe vëllazërisë njerëzore nuk është vetëm për muslimanët, por është për të gjithë njerëzimin. Ai nënvizoi nevojën për muslimanët për të paraqitur mesazhin Kur’anor të paqes në botë në përgjithësi. Ata duhet të rregullojnë jetën e tyre në përputhje me atë mesazh që bota mund të shohin realitetin e besimit Islam, duke respektuar pasuesit e vërtetë të Islamit. 

Ai tha se, terrorizmi është duke u lidhur me Islamin vetëm për shkak se elemente të caktuara midis muslimanëve që po përdorin dhunën në kundërshtim me mësimet Islame, por ende në emër të kësaj feje të madhe të paqes dhe vëllazërisë. 

Ministri tha se, Kur'ani është udhërrëfyes dhe pasuri për njerëzimin. Z. Zahid Malik meriton të gjithë mirënjohjen për përpjekjen e tij të madhe dhe të përkushtuar për të promovuar të kuptuarit e përmbajtjes  së Kur’anit nëpërmjet gjuhëve të botës.

Kryetari i Këshillit Nazrija Pakistan (NPC) dhe Shefi i Pakistan Observer,  Zahid Maliku të premten e pranoi se mosha  nuk mund ta pengojë për të përkthyer  këtë vepër të madhe letrare, Mazameen-i-Quran-i-Hakim (Subjektet e Kur'anit) në 15-të gjuhë të botës, prandaj, ai tha se qëllimi është  ngritja e besimit.

Zahid Malik e ndau planin e tij me audiencën për nisjen edicionit të librit në gjuhën arabe. Ky është përkthimi i katërt i Mazameen-i-Kuran. Më parë libri është përkthyer në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Një numër i madh i ambasadorëve dhe diplomatëve të Botës Arabe dhe Botës Muslimane u ngritë në këmbë për të përshëndetur  me këtë rast O vëlla Zahid Malik! 

Burimi: Pakistan Observer