Kosova

Ambasadori amerikan, Delawie nuk përkrah dhe nuk admiron ndodhitë në Kuvendin e Kosovës

Deputeti i Vetëvendosjes Ilir Deda thotë se deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë Greg Delawie, nuk i jep askujt të drejtë për të nxjerrë deputetët nga Kuvendi. Ndërsa  ambasadori Delawie, tha se deputetët që po përdorin dhunë në Kuvend po cenojnë rrugën euro-atlantike të Kosovës, liberalizimin e vizave dhe njohjet e reja.

Deda thotë se bashkësia ndërkombëtare ka përgjegjësi për situatën aktuale.

“Bashkësia Ndërkombëtare ka shumë përgjegjësi sidomos për rrjedhojat politike në vitin e fundit. Edhe mu nuk më lajnë përshtypje deklaratat e tyre sepse ata kanë përgjegjësi ku kemi mbërri edhe njëjtë çfarëdo deklarate këtu për shkak të dijes institucionale për shembull mas deklaratës së ambasadorit amerikan sot dikush mendon që në Kuvend kanë me marrë guxim që nesër me i nxjerrë deputetët e opozitës se mendojnë që deklarata e ambasadorit u jep të drejtë me përdorë forcën se këta”, th Deda në emisionin ‘Click’ në RTV21.  

Përndryshe presidenti Barack Obama ka dominuar për ambasador të USA  në Kosovë, ztr. GREG Delawie,  i cili deri tani ka punuar në shumë vende të botës, prandaj edhe është njohës i mirë i gjuhëve, i cili  flet rrjedhshëm gjuhën gjermane, italiane, kroate dhe turke. Bashkëshortja e tij, Vonda, e cila po ashtu është zyrtare në politikën e jashtë, aktualisht punon në Byronë për Zbatimin Ndërkombëtarë të Ligjit të Narkotikëve. Çifti Delawie ka dy fëmijë.