Kulturë

Garat Kur'anore u mbajtën në Barbados

Garat Kur’anore për mësimin përmendësh të Kur'anit të Shenjtë u mbajtën në Barbados.

Garat u organizua nga Shoqata Muslimane e Karaibeve në bashkëpunim me Shoqatën Botërore të Mësimit Përmendësh të Kur’anit, njoftoi hqmi.org.

Garuesit konkuruan në kategoritë e mësimit përmendësh të 10, 5 dhe 3 Xhyza (pjesë) të Kur'anit.

Abdul Muhamed, kryetar i Shoqatës së Muslimanëve në Barbados dhe një numër i dijetarëve dhe mendimtarëve, si dhe ata të interesuar në aktivitetet Kur'anore morën pjesë në ceremoninë përmbyllëse.

Folësit në këtë ceremoni theksuan nevojën për të mësuar Kur'anin dhe për të vepruar sipas mësimeve të tij sublime.

Barbadosi është një shtet ishull që ndodhet në zonën perëndimore të Atlantikut të Veriut.

Ka disa mijëra muslimanë që jetojnë në këtë vend që përbëjnë rreth dy për qind të popullsisë.

Shumica e tyre janë emigrantë apo pasardhës të emigrantëve nga shteti indian i Guxharatit.

Burimi: IQNA News