Suudi Arabie

Regjimit saudit është pas të gjitha krimeve terroriste në rajon

Bllok kryesor i opozitës në Bahrejn, Koalicioni i 14 shkurti, theksoi se regjimi Rijadit është pas të gjitha krimeve terroriste në rajon. 

Në një deklaratë të publikuar ku dënohet sulmi i fundit terrorist në një qendër fetare shiite në lindje të Arabisë Saudite, grupi tha se ata që përhapin ideologjinë tekfiriste të Vehabizmit janë për t’u fajësuar për këto akte terroriste.

Të premten, të paktën pesë persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën pasi një militant tekfirist i Daesh-it hapi zjarr mbi një grup të muslimanëve shiitë që merrnin pjesë në një ceremoni të zisë fetare në lindje të Arabisë Saudite.

Grupi tekfirist apo ISIS-i, i cili besohet të jetë i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa shtete të rajonit, duke përfshirë Arabinë Saudite, në një deklaratë në internet, mori përgjegjësinë për sulmin.

Koalicioni 14 shkurti më tej  kritikoi regjimin saudit dhe pushtetin e  regjiminit të Al Hhalifa-s për refuzimin për të lejuar komitetet popullore për të ofruar siguri për ceremonitë e zisë në të dy shtetet.

Muslimanët shiitë, dhe të tjerët në pjesë të ndryshme të botës, kanë mbajtur ceremonitë duke filluar nga e enjtja, për të mbajtur zi në përvjetorin e Shehadetit të Imam Hussejnit (a.s.) dhe shokëve të tij në muajin e Muharremit.

Imam Hussejni (a.s.) dhe një grup i vogël i pasuesve të tij dhe anëtarët e familjes u martizuan nga tirani i kohës së tij - Jezid bin Muavija.

Ata u martirizuan në betejën e Qerbelasë në Ashura- ditën e dhjetë të Muharremit që është muaji i parë në kalendarin hënor të Hixhrit.

Ceremonitë e zisë në Muharrem arrijnë kulmin në mesditën e Ashures, ditën e dhjetë të muajit Muharrem.

Burimi: IQNA News